Rend dhe Ligj

Dy ekzekutimet në Elbasan, gjykata lë në burg pa afat autorët

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e "Arrest me burg" për Xhuljano Hoxhën, 29 vjeç dhe për Euglen Halilin, 23 vjeç, të cilët akuzohen se në bashkëpunim kanë vrarë 23 vjeçarin Regis Runaj. Ngjarja ka ndodhur në datën 29 korrik, ku Halilaj në afërsi të varrezave në qytetin e Elbasanit ka goditur 27 herë me thikë Regis Runajn, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë