Futboll

Dy Barcelona në La Liga

Në vitin e largët 1910, një grup tifozësh të Barcelonës vendosën të themelojnë pa shumë pretendime një skuadër të tyre futbolli.

Skuadra u quajt Huesca, ashtu si qyteza ku jetonin e punonin tifozët-themelues të saj. Në vitet e para nuk kishte pretendime për të fituar ndonjë kampionat, apo për t’u rritur si klub. Pasioni për sportin më popullor në botë ishte i vetmi trofe që kërkonin tifozët e skuadrës së tifozëve të Barcelonës.

Por, që prej asaj kohe gjërat kanë ndryshuar dhe me ndryshimet e rregullave të futbolli, ndryshoi edhe Huesca. Skuadra nisi të ngjisë disa kategori, e të zbresë sërish në kategoritë e mëposhte. Ambicia u rrit dhe klubi i qytezës së vogël kërkonte surprizën: ngjitjen në kampionatin elitar spanjoll, La Liga.

Ëndrra disavjeçare u bë realitet këtë sezon. Huesca mposhti 2-0 skuadrën e Lugos dhe do të luajnë në sezonin e ardhshëm përballë Barcelonës. Sesa e lidhur është kjo skuadër e vogël me Katalanasit “e mëdhenj” e tregon fakti se edhe fanelat e Huescas kanë ngjyrat e Barcelonës dhe drejtohen nga ish-ndihmësi i Barcelonës, Rubi.

Qyteza ndodhet 230 kilometra në veri-lindje të Barcelonës dhe ka një stadium që nuk merr më shumë se 5500 tifozë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë