Rend dhe Ligj

Durrës, vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim

Dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana thotë se ka arrestuar shtetasin D. T, 38 vjeç, banues në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Siç njofton policia, 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Pordenones/Itali e ka dënuar me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, është ndaluar një tjetër shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar. Bëhet fjalë për E. A., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë