Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Policia thotë se pas marrjes në kohë të informacionit se në lagjen 13 në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti, e ka vënë në pranga atë.
Policia bën me dije se është vënë në pranga 33-vjeçarin me inicialet L. B, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.
Po ashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov, me 2 karikatorë me municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.