Ka ndodhur

Durrës, i vendoset tritol gjatë natës firmës së ndërtimit

Një sasi lënde eksplozivi është vendosur në një firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese në Durrës nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15 të mëngjesit të kësaj të hëne në lagjen nr.14.

Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e saj.

Policia thotë se disa persona janë futur në ambientet e brendshme të firmës, me administrator shtetasin M.L.,dhe kanë vendosur sasinë e lëndës shpërthyese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë