Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë tre të rinj, për të cilët dyshohet paraprakisht se janë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që vepron në veri të vendit me trafikun e lëndëve narkotike, brenda dhe jashtë vendit.
Të arrestuarit janë të moshës 21, 22 dhe 31 vjeç. Ata u ndaluan në vendin e quajtur si “Ura e Vjetër” e Bunës duke udhëtuar me një mjet tip Volksëagen. Gjatë kontrollit fizik të tyre, policia gjeti në xhepat e xhupit dosa kokaine, pilula ekstazie dhe një sasi hashash së bashku me një peshore elektronike.
Në momentin e arrestimit tre të rinjtë kanë deklaruar se sasitë e drogës i kishin për përdorim vetjak, por prania e peshores elektronike rrëzoi alibinë e ngritur prej tyre. Policia thotë se kishte marrë më herët informacione në rrugë operative dhe ka ushtruar një kontroll në banesat e të rinjëve.
Nga kontrolli, policia ka sekuestruar edhe 3 armë zjarri tip pistoletë, që dyshohet se u përkisnin personave të ndaluar. Provat e grumbulluara iu dorëzuan prokurorisë me akuzën e prodhimit të shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.