Rend dhe Ligj

Drejt zbardhjes atentati ndaj Preng Gjinit, kamerat e sigurisë kanë kapur autorin

Duket se po shkon drejt zbardhjes atentati me eksploziv që tronditi kryeqytetin dhe që la të plagosur 50-vjeçarin Preng Gjinin.

Pas hetimeve intensive për ngjarjen dhe mbledhjen e provave dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, Prokuroria ka një të dyshuar.

Mësohet se i dyshuari shfaqet në kamera duke u larguar me vrap në momentin e shpërthimit.

I dyshuari rezulton i veshur me bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe kapele dhe dyshohet të jetë i afërt me familjen Reçi në Rrëshen.

Ndërkohë pikërisht për këtë ngjarje sot u mbajt një takim Polici-Prokurori mes drejtuesve të dy institucioneve.

Dyshohet se atentati ndaj Gjinit lidhet me sagën e hakmarrjeve të familjeve Gjini dhe Reçi në Rrëshen që ka si pikënisje prishjen e pazareve të drogës.

Ndërkohë, vetë Gjini në deklaratën e bërë nga spitali i Traumës e mohoi pistën e hakmarrjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë