Shkencë

Doza e përshtatur për variantin Omicron nga kompania Moderna rrit me tetëfish antitrupat

Përforcuesi i vaksinës së Covid-19 i përshtatur për Omicron nga Moderna tregoi sukses në provat klinike. Vaksina ka rritur antitrupat tetë-fish, njoftoi kompania të martën.
Rezultatet e studimit paraprak të firmës tregojnë se njerëzit, të cilëve u është dhënë ky kombinim, pësuan një rritje të konsiderueshme të mbrojtjes kundër virusit. Kompania gjithashtu deklaroi se shpreson që të jetë i disponueshëm që në fillim të kësaj vjeshte.
Vaksina e re përforcuese tregoi gjithashtu efektivitet kundër shtameve të mëparshme të virusit.
Moderna filloi të punojë për vaksinën në fund të vitit të kaluar, kur u bë e qartë se varianti shumë infektiv.

"Duke parë këto të dhëna së bashku me qëndrueshmërinë që pamë me kandidatin tonë të parë përforcues bivalent, ne parashikojmë mbrojtje më të qëndrueshme kundër varianteve të shqetësimit, duke e bërë atë kandidatin tonë kryesor për një përforcues në vjeshtë",tha Stephane Bancel, drejtuesja e Moderna.

Provat klinike përfshiu 437 pjesëmarrës. Gjiganti farmaceutik tha se studimi i tij i ri zbuloi se një muaj pas injektimit të kombinimit, individët ishin nivele më të larta të antitrupave që luftojnë Omicron.
Megjithatë, antitrupat natyrshëm pakësohen, kështu që nuk është e qartë se sa do të zgjasë mbrojtja kundër infeksionit.

Efektet anësore ishin të kufizuara dhe të ngjashme me ato të vaksinave të mëparshme.
Moderna raporton se do të dorëzojë të dhëna për miratim në javët e ardhshme.
Ky përforcues duhet të forcojë mbrojtjen kundër infeksionit dhe të forcojë më tej parandalimin e rezultateve më të rënda.
Autoritetet shëndetësore në botë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrtojnë nëse duhet të urdhërojnë një ndryshim në recetën e vaksinës, në mënyrë që të jetë efikase për cdo variant të ri të virusit.
Pfizer, prodhuesi kryesor i vaksinave në Amerikë, po studion gjithashtu një vaksinë të kombinuar, atë që shkencëtarët e quajnë 'vaksina bivalente'.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë