Politike

Dosja Gërdeci/ Kushtetuesja rrëzon Mediun  

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e kryerepublikanit Fatmir Mediut, dhe nuk e ka kaluar për shqyrtim dosjen “Gërdeci”.

Ish-ministri i Mbrojtjes Mediu, i ishte drejtuar Kushtetueses me kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Vendimi në thelb lidhej me rihapjen e dosjes “Gerdeci”

Në datën 9 Maj Mediu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me ankim kushtetues individual, për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Por Kolegji i Gjykatës Kushtetuese çmon se Mediu “nuk ka shteruar mjetet ligjore efektive në dispozicion, për rrjedhojë kërkesa nuk mund të kalojë për shqyrtim në seancë plenare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë