Lajme

Dorëhiqet gjyqtarja që firmosi ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Tahiri

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku e cila mbahet mend si gjyqtarja që firmosi vendimin për masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin Saimir Tahiri, është dorëhequr nga detyra.
Dorëheqja është paraqitur nga Baku pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor më 2 dhjetor, ndërsa mësohet se gjyqtarja Baku ka dhënë dorëheqje nga detyra për arsye personale.
“Do angazhohem në biznes privat”, mësohet të ketë thënë Baku.
Liljana Baku është gjyqtarja e Krimeve të Rënda, që ka dhënë vendime për çështje penale tejet të “nxehta”.
Gjyqtarja Baku ka dhënë vendim për burgim 126 vjet për “grupin terrorist” të Imamëve.
Gjithashtu, gjyqtarja Baku ka marrë vendimin kundër nipit të diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, i kapur në krimin e prodhimit dhe trafikimit të drogave të rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë