Sulmuesi francez ndëshkoi bashkëkombasit e tij që në minutën e 21, duke përfituar nga një pasiguri në mbrojtjen vendase, ndërsa të dytin e shënon me lehtësi pak minuta nga nisja e pjesës së dytë, pas një aksioni model të Atletikos. Kapiteni Gabi vulosi gjithçka në minutën e 89-të dhe pas fërshëllimës përfundimtare ngriti trofeun, që skuadra spanjolle ka fituar edhe në 2010 dhe 2012.
Ndeshja mund të kishte patur një tjetër rezultat, por Valere Germain i Marsejës humbi një rast të pastër goli kur rezultati ishte 0-0, duke i dhënë mundësinë skuadrës së Simeones që të shënojë më pas dhe të marrë në dorë frenat e lojës.
Prej disa vitesh tashmë, Atletiko është një prej skuadrave me ecurinë më të mirë në kompeticionet Europiane, por edhe në futbollin spanjoll. Me shuma modeste të shpenzuara, skuadra e Simeones arriti që t’i vjedhë titullin kampion Realit e Barcelonës në sezonin 2013-2014 dhe kanë luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve, përkatësisht në 2014 dhe në 2016, por që të dyja të humbura ndaj Realit.
Atletiko luan ndeshjen e fundit të sezonit kundër Eibarit, të dielën dhe mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit për Griezmann, apo jo, pasi lojtari francez po kërkohet me ngulm nga Barcelona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.