Shendet

Dollemberg: Vaksinimi i fëmijëve ndikon në frenimin e Omicron

Që nga fillimi i nëntorit ekspertët e shëndetit publik në vendin tonë miratuan edhe vaksinimin e fëmijëve. Deri më tani nuk ka të dhëna se sa fëmijë kemi të vaksinuar, por me qarkullimin e varianteve të reja vaksinimi i tyre bëhet më shumë i rëndësishëm!
Mjekja shqipëtare në Gjermani, Aurora Dollemberg shpjegoi për Gazetasi.al se vaksinimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm. Duke marrë shembull Gjermaninë ku 60% e fëmijëve janë të vaksinuar, mjekja shpjegon se vaksinimi i fëmijëve do të ndikojë në frenimin e transmetueshmërisë së variantit të ri Omicron.
Mjekja shton se fëmijët që nga mosha 12 vjeç po vaksinohen masivisht në të gjithë Bashkimin Europian.
Dollemberg shton se pavarësisht rënies së efikasitetit të vakainave me 5-10% dy doza vaksine janë të mjaftueshme për këtë kategori, deri në momentin që mund të duhet një vaksinë specifike për mutacionet!

Aurora Dollemberg

Gazetasi.al ka kontaktuar vazhdimisht me prindërit për procesin e vaksinimit të fëmijëve por shumë, prej tyre janë skeptik.
Ndërkaq vendet fqinje kanë shtyrë vaksinimin tek fëmijët edhe nëpër shkolla dhe pa kategorizim.
Sipas të dhënave të publikuara nga Afrika e Jugut varianti i ri i Covid, Omicron, prek edhe fëmijët nën moshën dy vjeçare.
Ekspertët e shëndetit atje kanë deklaruar se fëmijët nën moshën 2 vjeç përbëjnë rreth 10% të totalit të pranimeve në spital në epiqendrën e Omicron, Tshwane.
Ndërkohë studime të ndryshme e kanë konsideruar vaksinën e Pfizer 95% efektive tek fëmijët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë