Shendet

Ekspertët: Pse është i rëndësishëm vaksinimi i fëmijëve nga Covid-19 në Shqipëri

Në fillim të kësaj jave u vendos që në Shqipëri të aplikohej vaksinimi i fëmijëve +16 vjeç dhe 12-15 vjeç me probleme shëndetësore, por të dhëna jo zyrtare tregojnë se vaksinimet tek kjo grupmoshë nuk kanë qenë të larta.
Ndërkaq, ekspertët e cilësojnë shumë të rëndësishëm vaksinimin e fëmijëve.
Zv/drejtori i IShP Dritan Ulqinaku i tha Gazetasi.al se vaksinimi i të vegjëlve ka një vlerë të madhe individuale për ta, sidomos për ata me probleme të rënda shëndetësore.

Deri më tani autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë vendosur se vaksinimi i fëmijëve do të kryhet me vaksinën Pfizer, pasi vetëm për të ka të dhëna. Shefja e Shërbimit të Vaksinimit në vendin tonë Erinda Nelaj ka thënë më herët për Gazetasi.al se fëmijët do të marrin dy doza vaksine, në të njëjtën sasi si si të rriturit.
Alban Ylli, ekspert i shëndetit publik shpjegon se vaksinimi i fëmijëve është pjesë e përpjekjeve për kontrollin e pandemisë dhe infektimeve masive në popullatë. "Megjithëse nuk është prioriteti i momentit, ndihmon për kalimin nga faza e pandemisë në fazën e kontrollit më të plotë të Covid-19. Fëmijët përgjithesisht e kalojnë lehtë, por disa prej tyre, sidomos ata me sëmundje shoqëruese mund të kenë probleme serioze me Covid-19 përfshi vdekje. Disa pësojnë edhe long-covid apo probleme afatgjata," shton Ylli.

Akademia e Shkencave në vendin tonë e ka rekomanduar që para një muaji nisjen e vaksininit të fëmijëve për të pasur kontrroll mbi pandeminë e Covid-19.
Mjeku shqiptar në Shërbimin Ndërkombëtar në Londër, Laidon Shapo ka shpjeguar për Gazetasi.al se vaksinimi i kësaj grupmoshe është padyshim shumë i rëndësishëm.
Sipas Shapos, vaksinimi i tyre është i rëndësishëm jo vetëm jo thjesht për mbrojtjen e shëndetin e tyre, por dhe gjithë fëmijeve në përgjithësi. Shapo shpjegon se kjo ndodh pasi ata tashmë janë përhapës të infeksionin dhe ndikon në trajektoren dimërore.
Shumë vende në rajon dhe Europë kanë nisur vaksinimin e fëmijëve që në qershor. Së fundmi ndër vendet që vendosën për vaksinimin e fëmijëve ishte Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Ndërsa Rumania dhe Italia kanë qenë ndër vendet e para në BE, që nisën këtë proces e u ndoq më pas nga Gjermania dhe Polonia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë