Një ditë pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në KQZ dokumentacionin e kërkuar prej Celibashit ku vihet re jo vetëm angazhimi tij si kryetar i komanduar për mos blerjen e votës referuar kërkesave të nenit 64 të Kodit Zgjedhor për regjistrimin e partive politike por edhe adresa e ndryshuar e partisë.

Alibeaj ka vendosur një adresë të re të PD-së në dokumentacion, duke shmangur adresën në të cilën aktualisht qëndron pjesa tjetër e PD-së e drejtuar nga Sali Berisha.

Adresa e re e PD-së me Enkelejd Alibeajn kryetar të komanduar është rruga Donika Kastrioti nr tre hyrja e parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.