Ne rrjet

Dodiku në Mal të Zi, protesta kundër ‘të dërguarit të Putinit’

Nga Gazeta 'Si'-Dy ditë para takimit të tij me Putinin, Dodik u takua me liderin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, i cili është nën sanksione nga BE-ja që nga viti 2020, për shkak të parregullsive në zgjedhjet presidenciale të atij viti, që ai pretendoi se i ka fituar.

Mandiç, si një nga udhëheqësit e koalicionit të Frontit Demokratik pro-rus, me dy parti të tjera, tha se ishte një nder i madh të priste Dodikun.

Mandiç tha se me Dodikun do të diskutonte një marrëveshje bashkëpunimi të propozuar në fushat e biznesit, sportit, arsimit dhe kulturës në përputhje me marrëveshjen e Dejtonit.

Ai tha në një konferencë për media se qeveria e kaluar e kishte hedhur poshtë marrëveshjen.

Partitë opozitare reaguan ashpër ndaj vizitës së Dodikut.

Partia pro-evropiane Demokratike e Socialistëve tha se ai erdhi me "detyrën për të përcjellë mesazhet e Putinit tek aleatët e tij në Mal të Zi".

Abaz Dizdareviç, një deputet i DPS-së, tha se vizita e Dodikut në Mal të Zi pas udhëtimeve të tij në Rusi, Bjellorusi dhe Serbi, konfirmon se zyrtarët e Malit të Zi po mashtrojnë partnerët ndërkombëtarë me agjendën e tyre evropiane.

Partia Boshnjake tha se vizita e Dodikut ishte një shenjë e qartë se Mali i Zi "po bëhet një strehë për politikanët dhe politikat që janë përfaqësues të politikës ruse në Ballkan"./ Marrë nga REL


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë