Keshilla

Do të bësh një gjumë më të mirë gjatë natës?

Me ndërrimin e orës ne kemi fituar një orë më shumë për të fjetur, por ndërkohë që futemi në sezonin e festave, si mund ta bëjmë gjumin tonë sa më të vlefshëm? Një hap i madh për ta bërë këtë është reduktimi i aparateve dixhitale para gjumit. Sipas “Fondacionit Kombëtar të Gjumit”, “përdorimi i televizorit, tabletit, telefonit, laptopit, apo pajisjeve të tjera elektronike para gjumit, ngadalëson kohën e brendshme të trupit, pengon prodhimin e melatoninës që shkakton gjumin, dhe e bën më të vështirë të na zërë gjumi”.

Lajmi i mirë është se ti mund ta rregullosh hapësirën përreth teje dhe të ndihmosh në rritjen e kualitetit të gjumit. Një specialiste e gjumit, Dr. Shelby Harris, na ofron një guidë për një gjumë më të mirë.

Më poshtë, këshillat e saj për dhomën e gjumit :

Dysheku

“Investo në një dyshek të ri nëse ai që keni është i parehatshëm apo i varur. Ne shpesh shpenzojmë më shumë para duke blerë një makinë të re çdo 4 vite por nuk blejmë një dyshek të ri derisa kalojnë 10 vite, dhe ne e shpenzojmë 1/3-ën e jetës sonë duke fjetur!”, thotë Harris.

Elementët e ftohjes

Për ata që kanë gjithmonë tendencën ta rrisin kondicionerin me disa nivele pavarësisht stinës, elementët ftohës duhen me patjetër. “Nëse zgjohesh shumë e ngrohtë gjatë natës, konsidero një jastëk ftohës apo dyshek ftohës me fije natyrale të cilësisë të lartë”, thotë Harris. “Nëse zgjohesh e djersitur, pizhamet e veçanta kundër lagështisë janë një zgjedhje e mirë gjithashtu”. Pizhamat e linos janë një alternativë tjetër e lehtë dhe me stil.

Maskat e syve

“Grilat e dritareve janë fantastike për të bllokuar dritën gjatë gjithë natës”, shpjegoi Harris. “Dielli lind herët në mëngjes dhe ty të duhet ta mbash dhomën e errët për të parandaluar ndonjë zgjim të herët”. Duke shtuar, “Nëse grilat janë të vështira për tu vënë apo kushtojnë, një maskë sysh është fantastike gjithashtu. Nëse përdorim një palë me aromë lavanderi për shembull, mund të ndikojë dhe në qetësimin apo relaksimin tonë”.

Pajisjet e zhurmave të bardha

Çdokush që jeton në një qytet të zhurmshëm e di se bllokimi i zhurmës së qytetit është një punë e përditshme. “Jam një fanse e madhe e pajisjeve të zhurmës së bardhë. Nuk ka asgjë tjetër që krijon zhurmën e xhunglës apo të ujëvarave si ajo”, tregoi Harris. “Një pajisje e tillë është ideale për të bllokuar zhurmën nëse ke diçka që të pengon të flesh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë