Sport

Djali i Shumaker gati për Formula 1, por jo me Ferrarin

Jemi shumë pranë ditës kur të shohim sërish në garat e Formula 1 një makinë të drejtohet nga një Shumaker. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për Majkëllin e madh apo edhe vëllain e tij, Ralfin, por për pinjollin më të ri Mik Shumaker që duket se po ecën në gjurmët e babait të tij. Pasi firmosi kontratën me Farrerin për të qenë pjesë e akademisë së skuderisë italiane dhe kaloi me sukses testet në Barcelonë, Mik është gati për të bërë hapin e madhe në karrierë.

Djali i Majkëll Shumaker mund të debutojë në Formula 1 që këtë sezon, por jo me makinën ferrari. Ai pritet të firmosë një kontratë me skuderinë satelit të Ferrarit, Alfa Romeo dhe do të jetë një nga dy piltotët që do të zbresin në pistë në muajin prill.

Lajmin e bujshëm e ka bërë të ditur vetë drejtori i Alfa Romeos nga Bahreini, Frederik Vasiur. "Ne nuk e dimë ende, me siguri një gjë të tillë për momentin, por ne nuk mund të flasim më tepër," tha Vasiur për RaceFans.Net. "Është në tavolinë. Është pak herët në fakt për ta thënë fjalën e fundit, por ne do të diskutojmë këtë javë me Ferrarin dhe do të shohim se çfarë programi mund të bëjmë".

Drejtori i Alfa Romeo ka folur me superlativa për Shumakerin, duke theksuar se për brezin e tij ai është pa asnjë diskutim më i talentuari. "Ai ka 40 pikë. Tani nuk kemi aq shumë djem në moshën e tij që të kenë grumbulluar 40 pikë”- shtoi Vasiur.
Sipas medieve italiane, për momentin Shumaker ia ka mundësitë shumë të mëdha që të ulet në makinën Alfa Romeo C38, por fjalën e fundit do e ketë Ferrari, pasi piloti është nën kontratë me skuderinë italiane. Edhe nëse marrëveshja mes Ferrarit dhe Alfa Romeo nuk arrihet, nuk është shumë e largët dita që të shohim djalin e legjendës Majkëll Shumaker, duke garuar në Formula 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë