Futboll

Dita vendimtare, Modriç takim kokë më kokë me Perez

Dita vendimtare erdhi. Luka Modriç dhe Florentino Perez do të takohen gjatë pasdites së të enjtes në ballafaqim kokë më kokë për të diskutuar për gjithçka dhe vendosur çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Prej ditësh flitet për një kalimin të mesfushorit kroat në Serie A, tek inter. Madje ka pasur edhe sinjale të rëndësishme që e çojnë kroatin drejt Milanos, por ende nuk ka asgjë konkrete. Mediet spanjolle shkruajnë se në takimin Perez-Modriç, ky i fundit pritet t’i kërkojë numrit një të klubit madrilen që ta lërë të lirë për të shkuar në Itali.

Modriç është 32 vjeç dhe po tenton që të firmosë ndoshta për herë të fundit një kontratë të madhe në karrierën e tij. Inter ia ka ofruar një gjë të tillë, duke i dhënë 10 milionë euro në sezon për katër vite. Plus pronarët kinez i ofrojnë mesfushorit më të mirë të botërorit edhe dy vite të tjera në kampionatin e Kinës me një përfitm prej 20 milionë dollar në vit. Ç’ka do të thotë se Modriç do të siguronte edhe 6 vite te tjera në futbollin e luajtur dhe me një përfitim prej 80 milionë eurosh në llogarinë e tij.

Pas takimit me Perez, Modriç do të takohet edhe me dy agjentët e tij, Lemiç dhe Mijatoviç për të vendosur se çfarë do të ndodhë.

Vlen të kujtojmë se në Serie A kanë mbetur edhe 10 ditë nga fundi i merkatos dhe Inter është gjithashtu në tratativa të avancuara për të marrë në Milano Keita Balde nga Monako.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë