Lajme

Dita e Verës mbush rrugët e Tiranës (foto)

Mijëra qytetarë kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshin “Skënderbej” që në orët e paradites sot, për të shijuar atë që Bashkia e Tiranës e quan “një të diel festimesh me rastin e Ditës së Verës”. Aktivitetet janë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa muzika është e pranishme edhe në zonën e ish-Bllokut. Për të gjithë ata që u janë drejtuar kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

“Jam shumë i lumtur që sot, Tirana e vërtetë, ata që jetojnë në Tiranë, që e duan Tiranën, që duan familjen e tyre më shumë se sa partinë, që duan që ky vend të ecë përpara më shumë se sa ata që duan ta shkatërrojnë, janë sot me shumicë. Në pak orë nga shkatërrimi i djeshëm, Tirana ka ngritur kokën. Të gjithë janë këtu me familjet e tyre, jo burrat e dhunshëm, por gra, fëmijë, gjyshe, nipër e mbesa, sepse kjo është Shqipëria e vërtetë! Sot, edhe mediat e huaja që janë në Tiranë dhe po ndjekin zhvillimet, kanë shansin të shohin Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë që do të ecë përpara, Shqipërinë që do të bëjë progres dhe Tiranën që gjithmonë e më shumë është qyteti i ëndrrave tona”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndoqi disa prej aktiviteteve.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1107221583544889344

Kalendari i plotë i aktiviteteve për Ditën e Verës:

SHESHI SKENDERBEJ

- Ora 09:00, Panairi i Gjelbër

- Ora 09:00-15:00, performanca artistike: shkolla të ndryshme të Tiranës; grupi polifonik nga Ansambli i Tiranës; Tirana Art Fest; Festivali “Ritet e Pranverës”.

- Ora 10:00, Teatri i Kukullave, shfaqja “3 Derrkucët”

- Ora 10:00-13:00, Cooking Zone - Gatime nga fëmijët

- Ora 09:00-15:00, Këndi i Pediatrit

- Ora 09:00-15:00, Pikturo Qytetin Tënd

- Ora 09:00-15:00, Panairi i Sipëmarrjes

- Ora 10:00-13:00, Panairi i Librit

- Ora 10:00-13:00, lojëra popullore “Kthim në Traditë”

BULEVARDI “DËSHMORËT E KOMBIT”

- Ora 09:00-15:00, aktivitetet e Ecovolis - lojërat e dikurshme të rrugës

- Ora 09:00-15:00, Sport Zone

• kids atletik

• vendosja e koshave të basketbollit

• 7 fusha mini-tenisi.

• dy rrjeta portative volejbolli

• tavolina ping-pongu etj

-Ora 09:00-15:00, Panairi i Njësive Administrative - Përballe ish-Hotel Dajtit

-Ora 10:00-15:00, Performanca artistike nga grupe kërcimi hip-hop dhe latin.

Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi “Nënë Tereza” dhe Parku Liqenit

SHESHI NENE TEREZA

- Ora 12:00-14:00, Shfaqje me motorra “Red Bull FMX Show Albania”

https://twitter.com/aprtirana/status/1107236899935137794
https://twitter.com/aprtirana/status/1107227096038998016

Ndërkohë që vetëm një ditë më parë, trupat e policisë u përballën me protestuesit e opozitës, sot Policia e Shtetit ka qenë e pranishme me stenda me rastin e Ditës së Verës në Tiranë. Kryesisht fëmijët kanë bërë fotografi me punonjësit e policisë, makinat e motorrët. Por jo vetëm kaq: Policia ofroi për vizitorët edhe fletëpalosje me këshilla për sigurinë rrugore dhe materiale të tjera sensibilizuese dhe suvenire të vogla. Këto stenda u vizituan edhe nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/407220869857465/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë