Histori

Dita e Kujtesës \ Árpád Weisz, si vrau nazizmi një fenomen futbolli

Në 27 janar 1945, u hapën dyert e kampit të përqendrimit të Auschwitz, për ti treguar të gjithë botës tmerret e Holokaustit. Trupat e Armatës Ruse liruan pak nga të burgosurit që kishin mbetur gjallë, rreth 7000 njerëz. Për këtë arsye është vendosur që 27 janari të quhet Dita e Kujtesës, kushtuar viktimave të shumta të holokaustit. Në mesin e shumë tregimeve që lidhen me Auschwitzin, ekziston historia e një hungarezi, trajnerit më të ri që ka fituar një kampionat në Itali. Historia e Arpad Weisz.

Auschwitz

Në vitet 1930, futbolli hungarez ishte futbolli më i mirë në Europë. Ishin dy ekipe kryesore: MTK dhe Ferencvaros. Pastaj ishte një ekip tjetër: Torekves, emri i të cilit në hungarisht do të thotë "ëndrra me sy hapur". Ekip i udhëhequr nga dy kampionë: Hirzer dhe Arpad Weisz.

Arpad Weisz fillon të përjetojë "Torekves" e tij, pas mbërritjes në Itali për të luajtur me Interin. Lojtar shumë i fortë, por një dëmtim i ndali hovin, duke e bindur të nisë një karrierë tjetër. Weisz e kuptoi që profesioni i tij i vërtetë është ai i trajnerit dhe e filloi pikërisht nga Interi. Ai zbulon një djalosh 17 vjeçar, të quajtur Giuseppe Meazza dhe fitoi kampionatin 1929/30,  në moshën 34 vjeçare.

Lojtar i Interit

"Ëndrra me sy hapur" vazhdon ...

U largua nga Interi dhe, pasi i shpëtoi rënies nga kategoria me Barin, mbërriti në Bolonjë, qytet që e bëri atë të madh, po aq të madh sa stadiumi. "Littoriale" kishte një kapacitet prej 50 mijë spektatorësh dhe 4000 vende parkimi. Në atë stadium me Weisz në stol dhe presidentin Dall'Ara, në 1936 Bologna fitoi ‘’Scudetto’’. Por do të ishte viti 1937, ai më i lavdishmi për Bolonjën. Atë vit ‘’Ekspozita’ (Liga e Kampionëve e kohës), u luajt në Paris, në të cilën ishin të pranishëm edhe mjeshtrit anglezë të përfaqësuar nga Chelsea, që luajtën në finale me Bolonjën. Dukej si një ndeshje e pamundur, por Bologna i dha anglezëve një mësim, duke fituar me rezultatin 4-1.

Pas fitores meChelsea

Por jeta e tij do të ndryshonte. Historia hyn në skenë, arbitrare dhe mizore, dhe nëse një individ është viktimë, ai nuk ka shanse. Musolini shpalli një njoftim: Hebrenjtë e huaj që ndodhen në Itali që prej vitit 1919 do të duhet ta braktisin atë. Në këtë mënyrë, Weisz u detyrua të largohej.

Arpad u vendos në Holandë, ku kërkoi një ekip për të stërvitur, por pa sukses. Pas shumë përpjekjesh e thërret Dordrecht, një ekip i përbërë pothuajse tërësisht nga studentë. Ai pranoi dhe pasi i shpëtoi rënies nga kategoria vitin e parë,  i çoi ata në vendin e 5-të për dy vjet rresht, duke mundur edhe Feyenoordin e madh.

FC Dordrecht, 1939

Në teori, Holanda nuk kishte problemet e pjesës tjetër të Evropës, por me gjermanët janë fqinjë, dhe nëse lind nevoja, ata mbërrijnë brenda 5 ditësh. Dhe kjo është ajo që ndodhi në 1942. Familja Weisz nuk mund të shpëtojnë më. Ata ishin të detyruar të vishnin një yll të madh të verdhë në pallton e tyre dhe u vendosën në një tren që i çoi në Westerbork, kamp përqendrimi holandez.

Weisz mbërrin në Auschwitz-Birkenau.

Pas mbërritjes, të internuarit u ndaë: ata në të djathtë shkuan në Auschwitz, ata në të majtë në Birkenau i cili nuk është një kamp i zakontë, ​​ishte një ‘’thertore ‘’ ku vdisnin 4000 njerëz në ditë. Gruaja e tij Ilona dhe fëmijët shkuan në të majtë dhe pas disa ditësh ata gjetën vdekjen në dhomën e gazit.

I nderuar nga Inter dhe Bolonja

Arpad, pasi punoi në minierat e kampit, do të transferohej në Auschwitz, dhe një mëngjes në janar 1944 ai u largua nga vuajtjet e kësaj bote dhe u "bashkua’’ me familjen e tij.

Një histori tjetër e shkatërruar nga çmenduria vrasëse e nazistëve, pa të cilën ky njeri i madh nuk do ta kishte vendosur kurrë atë yll të verdhë në pallto, por me siguri do ta kishte vendosur yllin e kampionatit të tij të dhjetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë