Keshilla

Disa mite që i dinim gabim se si të lajmë me lavatriçe

Ka një sërë mitesh për pastrimin e shtëpisë dhe rrobave sa ndonjëherë nuk dimë kë të besojmë.
Will Lankston, drejtori i "Jeeves" një kompani e vogël pastrimi kimik, tregon se cilat janë mitet që na shoqërojnë çdo ditë në shtëpinë tonë.

Mit: A duhet t'i vendosni xhinset në frigorifer para se t’i lani si rregullisht?
Eksperti thotë që kjo gjë nuk funksionon. Xhinset duhen larë me ujë të ftohtë për t’u ruajtur ngjyrën dhe të shmangni larjen e tepërt të tyre, ose të mos i lani në lavatriçe.
Një teknikë që eksperti këshillon është që t’i ktheni xhinset mbrapsht kur i lani. Kështu pjesa e brendshme e tyre do të jetë në kontakt me pjesën metalike dhe nuk ndikon në ngjyrën e tyre.
Mit: A mund t’i lani atletet në lavatriçe?
"Jeeves" thotë se këpucët nuk duhet të lahen në lavatriçe dhe aq më pak në tharëse sepse ngjitësi i tyre do të dobësohet nga nxehtësia. Për këpucët e copës apo atletet duhet të merrni një pastrues që mund t’i pastroni rregullisht dhe pa i dëmtuar.

Mit: Duhet të vendosni verë të bardhë, për të hequr njollat që ka lënë vera e kuqe?
Absolutisht që jo! Fillimisht vendosini veshjen në një enë me ujë dhe detergjent, lëreni për disa minuta dhe më pas lajini si zakonisht.

Mit: Nëse përdorni më shumë detergjent do të keni rroba më të pastra?
Jo. Duhet të siguroheni që keni mjaftueshëm detergjent për aq rroba sa po lani. Përdorimi i tepërt i detergjenteve mund të krijojë më shumë probleme duke përfshirë njolla të vogla nga detergjenti, aromat e mbetura në lavatriçe dhe copa detergjenti, pasi nuk është kulluar siç duhet uji.
Mit: A duhet të përdorni zbardhues?
Jo domosdoshmërisht. Me së shumti përdorni zbardhuesit me bazë oksigjeni. Këta zbardhues kanë agjentë të butë zbardhues që heqin njollat, zbardhin rrobat dhe janë të sigurta për t'u përdorur në çfarëdolloj veshjeje. Për shkak të përbërësve të tij kimikë, funksionon më ngadalë se zbardhuesi me bazë klori, është më pak gërryes dhe më pak i dëmshëm për rrobat.

Mit: Lavatriçja nuk ka nevojë të pastrohet, pasi vetëpastrohet?
Megjithëse lavatriçja juaj teknikisht lan rrobat tuaja, është diçka tjetër mirëmbajtja e saj. Një larje për mirëmbajtjen e saj duhet të bëhet çdo gjashtë javë. Kjo, në thelb, përfshin realizimin e gjithë procesit të larjes së rrobave, por pa asnjë rrobë apo detergjent brenda saj. Mund të hidhni vetëm një filxhan uthull për të vrarë ndonjë bakter.
Mit: Larjet me ujë të ftohtë janë më të mira për mjedisin?
Ekspertët thonë se edhe pse larja me ujë të ftohtë e rrobave është më e mirë për mjedisin, disa larje kanë nevojë edhe për një cikël të nxehtë. Për sende të tilla si peshqir, çarçafë, veshmbathje, ka nevojë për një temperaturë pak më të lartë për të zhdukur bakteret.
Ngrohja e ujit përbën rreth 90 për qind të energjisë që përdor lavtriçja për të larë rrobat. Uji i ftohtë është më i butë në rrobat tuaja dhe mund t'i mbrojë ato. Me ujë të ftohtë mund të lani më shumë rroba pa pasur frikë se do të prishen.

Mit: A i zhduk bakteret detergjenti i rrobave?
Detergjenti i rrobave nuk i vret bakteret. Shumë njerëz mendojnë se duke e graduar lavatriçen në një temperaturë më të lartë, së bashku me detergjentin, do të zhdukë bakteret. Por nuk është kështu. Ekspertet përgjithësisht këshillojnë të shtoni një dezinfektues dhe një zbardhues për të ndihmuar më shumë në larjen e rrobave. Tharja është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të sterilizuar rrobat. /Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë