Keshilla

Disa mënyra për të mbajtur trupin dhe shtëpinë të freskët në vapën ekstreme

Ndërkohë që vapa ekstreme ka filluar, ka disa mënyra për të qëndruar freskët, pa qenë nevoja për të ndezur kondicionerin. Këtu janë disa mënyra se si mund të qëndroni vetë freskët por të mbani edhe shtëpinë të freskët.

Qëndroni të hidratuar

“Kur keni qëndruar në diell për një kohë të gjatë, hidratimi është hapi i parë dhe kryesor që duhet të bëni për tu freskues”, thotë Wendell Porter, pedagog në Universitetin e Floridës.

Temperatura e ujit nuk ka rëndësi pasi trupi juaj do ta ngrohë atë, shtoi ai. Nëse trupi juaj ka një temperaturë të lartë, duhet të freskohet dhe nuk mund ta bëjë këtë pa lagështinë e mjaftueshme.

Bëni një dush të ftohtë

Një dush i ftohtë ndihmon në ftohjen e trupit tuaj duke ulur temperaturën bazë.

Për freski më të shpejtë, bëni një banjë me ujë dhe mente. Vaji i mentës aktivizon receptorët e trurit që “i tregojnë” trupit se po freskohet.

Përdorni peshqirë të ftohtë në qafë ose kyçet e dorës

Vendosni një peshqir të ftohtë ose pako akulli në kyçet e dorës ose mbështilleni rreth qafës për të ftohur trupin tuaj. Këto pika janë zona ku enët e gjakut janë afër lëkurës, kështu që ju do të ftoheni më shpejt.

Mbyllni perdet në shtëpi

Nëse keni dritare që janë nga dielli nga mëngjesi deri në pasdite, mbyllni perdet ose grilat në mënyrë që dielli mos të futet direkt në shtëpi.

Flini me rroba të lehta

Pambuku është një nga materialet që ‘marrin frymë’, kështu që çarçafët e pambukut mund t'ju ndihmojnë t'ju mbajnë të freskët gjatë natës. E njëjta gjë vlen edhe për rrobat.

Mos i freskoni rrobat para se të flini

Këshillat e zakonshme për të qëndruar të ftohtë pa ajër të kondicionuar përfshijnë freskimin e rrobave ose çarçafëve para se ti përdorni por kjo nuk është një ide e mirë.

Për shkak të sasisë së energjisë që mund të thithin nga trupi juaj atë natë, ato do të ngrohen në vetëm disa minuta.

Mbyllni dyert e dhomave të papërdorura

Nëse askush nuk po përdor një dhomë, mbyllni derën në atë zonë për të mbajtur ajrin e freskët të kufizuar vetëm në zonat e zëna të shtëpisë.

Gatuani në mëngjes

Nxehtësia e furrës mund të përhapet në të gjithë shtëpinë tuaj. Mundohuni të gatuani në mëngjes në mënyrë që mos të ngrohet shtëpia në darkë ose nëse keni mundësi, gatuani jashtë.

Shijoni ushqimet e ngrira

Ngrënia e një akulloreje për tu ftohur mund të ndihmojë për një moment. Por mos e teproni me sheqerin nëse jeni mbinxehur ose në rrezik të mbinxehjes.

Sheqeri do të ndikojë në metabolizmin tuaj dhe do të filloni të ndiheni të nxehtë nga brenda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë