Biznes

Disa biznese do të testojnë për Covid-19 çdo punonjës në shtëpi, por jo të gjithë janë dakord

Punonjësit e kompanisë Apple të cilët punojnë në distancë do të testohen për koronavirusin pa lënë shtëpinë.

Gjigandi i teknologjisë do të blejë testet e Covid-19 për tua dërguar punonjësve në shtëpi. Lajmin e ka konfirmuar vetë kompania.

Apple ka qenë e kujdeshme për të rihapur zyrat dyqanet outlet me pakicë pasi rastet e infektimeve me koronavirus vazhdojnë të rriten në shtete të ndryshme. Kompania rihapi më shumë se 100 dyqane në Amerikë herët në muajin mars, por rimbylli shumicën prej tyre muajin e kaluar. Ajo po ofron veç në disa pika shërbime duke u matur temperaturën punonjësve dhe  klientëve që hyjnë në dyqane.

Kompania ka treguar se nisi të ofronte teste të hundës për Covid-19 për punonjësit që iu kthyen zyrave qendrore në  Cupertino, California, në muajin maj.

Apple nuk është e vetmja kompani teknologjike që teston punonjësit e vetëm për koronavirusin. Amazon, që është kritikuar sepse nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur punonjësit gjatë pandemisë, kompania tha se po zhvillonte një laborator për test Covid-19 dhe mund të fillontë të testonte numra të vegjël punonjësish".

Që nga infermieret në shtëpitë e të moshuarëve në New York, tek landfilldi në Utah deri tek  Disney World dhe  Las Vegas, punëdhënësit po luftojnë për të patur mjedise të sigurta në epokën e Covid-19 duke llogaritur se si të mbrojnë biznesin e tyre, ashtu edhe punonjësit.

Testime në masë, një çështje kritike për të vlerësuar shpejtësinë e përhapjes së virusit, do të ishte një zgjidhje objektive.

Por duke iu referuar çështjes së shpenzimeve— testet diagnostikuese nisin nga rreth 100 $ një — aksesi, logjistika dhe privatësia e punonjësit, testet nuk janë pjesë e planeve për tu kthyer në punë. Por kompanitë e kujdesit shëndetësor thonë se nuk ka ndonjë zgjidhje të artë për këtë gjë.

Një pikë tjetër diskutimi është se testet e  Covid-19 tregojnë gjendjen e një personi në atë moment të caktuar, vëren Lauren Vela, drejtuese e lartë për Pacific Business Group në fushën e Shëndetit, e cila përfaqëson një grup të gjerë punëdhënësish si Microsoft Corp. dhe Walmart Inc. Nëse një punonjës është infektuar menjëherë pasi është testuar, kemi një situatë të re.

Testimi nuk është “realisht i mundshëm, i zbatueshëm apo i lehtë, dhe nuk është një zgjidhje që ti mund ta kesh për çdo punonjës, çdo ditë,” tha Vela.

Pas këtij mendimi, punëdhënësit kanë menduar ti qasen situatës me kosto më lira dhe më të lehta për tu zbatuarsi matja e temepraturës dhe kontrolli i simptomave të ndryshme duke siguruar maska, peceta të laguar antibakteriale dhe dezinfektantë duarsh. Teksa këto masa ndihmojnë, personat asimptomatikë mund të transmetojnë virusin.

Start up-i i kujdesit shëndetësor Health- Buoy ka punuar me punëdhënës për çështjet e Covid në vendi e punës. Vetëm pak syresh kanë qasjen e testimit të punonjësve.

“Kostoja e testit të bën që të mendosh se metoda e tetsimit në masë është e pamundur,” tha Shefi Ekzekutiv Andrew Le.

Por tek Walt Disney Co., aktorëve që punojnë aty u është kërkuar të testohen përpara se të kthehen në punë.

Performuesit këndojnë, kërcejnë dhe ka momente që kanë kontakte fizike me njëri-tjetrin për shkak të punës, vërejti  Kate Shindle, president i Actors’ Equity Association, unioni që përfaqëson anëtarët e stafit tëshfaqjeve  Broadëay dhe  Disney’s Florida resorts.

“Ka shumë njerëz që mund të bëjnë punën e tyre kur mbajnë një maskë dhe doreza.Njerëzit tanë që punojnë këtu nuk munden,” tha Shindle në një intervistë. “Është shumë e rëndësishme për anëtarët, që mezi presin të kthehen në punë.”

Në një letër të dërguar unionit në Kaliforni më datën 24 qershor, Disneytha se nuk mendon se testimi do të ishte një ide e mirë, duke cituar një nivel të lartë të testeve false negative dhe shfaq shqetësimin që kjo krijon  “një ndjesi false sigurie,” mes faktorëve të tjerë.

Në vend të kësaj, po fokusohemi tek distancimi fizik, duke mbajtur maska, larjen e duarve dhe dezinfektim.

“Jo në kontroll”

Intermountain Regional Landfill in Utah, i vendosur rreth një orë me makinë nga Salt Lake City, ka bërë llogari të ndryshme. Rastet në këtë shtet janë rritur javët e fundit dhe një punonjës duhet të qëndrojë në shtëpi për shkak të ekspozimit ndaj një pjesëtari të familjes që u testua negativ.

Kjo ishte “jo vetëm jo e volitshme dhe humbje e produktivitetit, por realisht frustuese teksa je i ndërgjegjshëm se nuk e ke dot nën kontroll virusin,” tha Shefi i financës Adam Campbell.

Intermountain proceson mbi katër million paund humbje në ditë dhe operacionet ndërpriten edhe nëse vetëm një punonjës i vetëm sëmuret. Në rastin e skenarit më të keq, nëse infeskioni godet  15 punonjësit dhe pezullohet e gjithë forca e punës,  biznesi do të përballet me një humbje prej 20,000 $ në ditë.

Prandaj Intermountain vendosi të testonte forcën e saj të punës. Puna me Atlas ID, një kompani software që është fokusuar në verifikimin e sistemeve të punësimit përpara pandemisë, për të gjetur sa shpesh duhen testuar punonjëist dhe sipas cilit skenar. Tetsimi kushton rreth 2,000 $.

"Ne mund të jemi duke testuar për vite me rradhë në një nivel të lartë," tha Rob Richards, presidenti dhe menaxheri i përgjithshëm.

MGM tha se po punonte me profesionistë të kujdesit shëndetësor për të zhvilluar protokolle sigurie, duke përfshirë teste të detyrueshme për çdokënd me simptoma ose të ekspozuar ndaj personave të sëmurë, dhe falas për të gjithë që duan ta bëjnë testin. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria e punonjnësve tanë" tha kompania.

Në një konferencë për shtyp javën e kaluar, një zëdhënës tek The Signature pranë  MGM Grand hotel tregoi se ishte sëmurur në qershor.

“Për tre muaj zbatuam distancimin social, ne u mbyllëm në shtëpi në Las Vegas,”- tha  Sixto Zermeno. “Unë u ktheva në punë, pas tre ditësh u sëmura.”

Burimi: CNN business & fortune.com/ Në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë