Keshilla

Disa arsye pse nuk duhet të flini kurrë me flokë të lagur

Të gjithë mund ta kenë bërë këtë në një moment të jetës. Janë larë dhe kanë fjetur me flokë të lagura.

Mjekët kanë renditur disa arsye pse një praktikë e tillë është e gabuar.

Mund të shkatërrojë flokët

Flokët janë në gjendjen e tyre më të dobët kur janë të lagur, kështu që nuk është për t'u habitur se fjetja me flokë të lagura i këput ato. Rrotullimi nëpër krevat i këput ato më lehtë sesa nëse flokët do ishin të thatë.

Do t'ju bëjë të ndiheni të ftohtë

Nëse jeni duke fjetur në një dhomë me ajër të kondicionuar ose është kulmi i dimrit, gjumi me flokë të lagur do t'ju bëjë të ndiheni shumë më të ftohtë.

Do të kaloni më shumë kohë duke rregulluar flokët

Ndërsa flokët thahen, ato “zënë keq” në krevat dhe për pasojë është shumë e vështirë të rregullohen në mëngjes.

Përkeqëson sistemin imunitar

Legjenda se sëmurësh nëse fle me flokë të lagura nuk është plotësisht e vërtetë por gjithsesi ekziston mundësia që të kaloni ftohje për shkak të fjetjes me flokë të lagura.

Gjumi me flokë të lagur mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar, gjë që e bën më të mundshëm që të kapni një virus ose grip.

Shtohen bakteret

Bakteret rriten më shpejt kur flokët janë të lagura dhe në jastëk. Ngrohtësia e kokës e bën jastëkun të lagësht dhe kështu bëhet terreni perfekt për bakteret.

Shkakton zbokth

Ngrohtësia e kokës dhe lagështia e flokëve do të bëjnë që bakteret të shumohen në lëkurën e kokës, si dhe në jastëk. Fjetja me flokë të lagur gjithashtu heq vajrat natyralë nga flokët tuaj pasi ato përthithen lehtësisht nga pëlhura e jastëkut së bashku me lagështinë e tepërt.

Kombinimi i rritjes së baktereve dhe humbja e vajrave natyralë do të bëjë që në skalpin tuaj të zhvillohet zbokth.

Do bëjë që të zhvillohen akne

Nëse jastëku juaj mbushet me baktere, shanset janë që shumë shpejt të keni edhe akne pasi lëkura është shumë e ndjeshme, sidomos nëse qëndron për një kohë të gjatë në lagështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë