Futboll

Dikur bashkë te Chelsea, Mourinho-Lampard përballen në ‘Old Traford’

Manchester United dhe Derby County do të përballen të mërkurën më datë 25 shtator. Ndeshja e vlefshme për Kupën "Carabao" do të luhet në “Old Traford’. Sfida pritet të jetë interesante, pasi do të dalin për herë të parë përballë njëri-tjetrin trajneri Mourinho dhe Frank Lampard që këtë vit debuton në stolin e Derby.

Dikur kur ishin në kulmin e karrierës së tyre, te Chelsea fiton tituj të rëndësishëm një në stol dhe tjetri në fushën e lojës. Por sot shumë gjëra kanë ndryshuar dhe Jose Mourinho dhe Frank Lampard që kanë marrë rrugë të ndryshme në jetën e tyre. Anglezi, pasi mbushi 40 vjeç dhe la futbollin, tashmë i është futur botës së trajningut, duke u ulur në stolin e Derby County. Tekniku portugez nga ana tjetër nuk është më në vitet e tij të artë, kur të gjithë e thërrisnin “The Special One”, por po kalon një periudhë të vështirë në drejtimin e Manchester United.

Të dy, Mourinho dhe Lampard do të përballen me njëri-tjetrin në “Old Traford” në një sfidë të vlefshme për Carabao Cup. Manchester United do të presë në shtëpi modestët e Derby County që në këtë sezon drejtohen nga ish-mesfushori i Chelsea, Frank Lampard.

Përtej të gjithë rëndësisë që ndeshja bart për të dyja klubet, ajo është speciale për të dy trajnerët. Ata e  njohin shumë mirë njëri-tjetrin, pasi kanë punuar për një kohë të gjatë bashkë. Lampard, në të dyja herët që Mourinho ka qenë të Chelsea ka qenë nja nga lojtarët kyç të formacionit, jo vetëm për kontributin që jepte në fushën e lojës, por edhe për rolin që kishte në dhomat e zhveshjes. Nëse tekniku portugez do të hidhte sytë nga skuadra e tij sot për të gjetur një sozi të Lampard, do e kishte të pamundur për të vënë gishtin mbi një lojtar. Në fakt kur e shikon më me vëmendje ky Manchester United që drejton Jose Mourinho nuk ka asnjë Joe Cole apo Michael Essien që ai i kishte te Chelsea në kohërat e arta edhe pse shumë thonë se Pogba mund të jetë një lider i atyre niveleve.

Kjo skuadër që drejton sot Jose Mourinho është shumë ndryshe nga ajo, ku Frank Lampard bënte pjesë dhe që fitonte Premier League. Edhe pse është më e lehtë do të jetë shumë e vështirë që ‘nxënësi’ të mund ‘profesorin’ në këtë përballje të parë.

Nga ana tjetër, Lampard është në hapat e tij të parë në trajning dhe me lojën që Derby ka zhvilluar, premton të jetë i suksesshëm. Sfida në “Old Traford” do të jetë një shans për lavdi për Lampard edhe pse pritete të jetë shumë e vështirë. Për Lampard, ata që e kanë parë me xhaketën e trajnerit, mendojnë se vetëm Mourinho ka pasur më shumë grinte dhe emocion në fillimet e karrierës së tij si trajner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë