Lajme

Digjet një makinë në Vlorë, gjendet e braktisur në lagjen “Pavarësia”

Një makinë është gjetur e djegur në qytetin e Vlorës në lagjen “Pavarësia” mesditën e sotme.
Makina e djegur është gjetur në lagjen “Pavarësia”, dhe mësohet që në momentin e ngjarjes ka qenë e parkuar.
Policia ka nisur hetimet dhe dyshimet paraprake janë se djegia e makinës ka ndodhur për shkaqe aksidentale.
Ende nuk bëhet me dije se kujt i përket.
Mësohet se mjeti ka marrë flakë fillimisht në pjesën e brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë