Lajme

Digjet makina në Fushë-Krujë, dyshohet e qëllimshme

Një automjet tip fuoristradë “Land Rover” është djegur në orën e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori” dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti i djegur në pjesën e përparme të tij ishte parkuar në rrugë dhe dyshohet se i është vënë zjarri pasi është spërkatur me lëndë djegëse të llojit benzinë.

Mësohet se makina me targa AA 141 AV është në pronësi të shtetasit Xhemal Ferra.

Ky i fundit në dëshminë e parë ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person.

Policia ndërkohë thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë