Lajme

Digjet makina e ish-Inspektorit të Krimeve të Rënda në Elbasan

Digjet mjeti i një punonjësi policie në Elbasan.

Policia thotë se mjeti tip “Volkswagen” ishte i parkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan dhe është në pronësi të shtetasit Edvin Gjyli (punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan).

Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Edvin Gjyli është një nga dy efektivët e policisë të pezulluar nga detyra, për shkak se nxorën sekretin hetimor të zbulimit të arsenalit të armëve që u gjend në Papër të Elbasanit.

Dyshohet se persona me precedent penalë i kanë vendosur flakën qëllimisht automjetit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë