Keshilla

Dhuratat më të mira për festa që mund të blejmë online

Nuk ju duhet lista e dëshirave të dikujt për të zgjedhur një dhuratë që do mbetet gjithmonë në kujtesë për dikë, ju duhet vetëm pak frymëzim. Që nga gjërat e vogla deri tek pajisjet e ndryshme, ne kemi përmbledhur disa nga gjërat tona të preferuara për të dhuruar këtë sezon.

‘Rihanna’

Një nga artikujt më të lakmuar të këtij sezoni është ‘Rihanna’, një “autobiografi vizuale” që përmban më shumë se 1000 foto nga jeta e këngëtares në 504 faqe. Rihanna mbylli “Muzeun Guggenheim” në New York për promovimin e librit dhe u tha të ftuarve se kishte punuar me fotografët dhe shtëpinë botuese “Phaidon” përgjatë 5 viteve. Shumë nga këto foto u bënë publike për herë të parë. Çmimi i tij shkon deri në 119.99 dollarë nëse e blini në ‘Amazon.com’.

Theragun G3PRO

Duket sikur të gjthë duke filluar që nga Adam Levine deri tek trajneri jot i lagjes po flasin për Tharagun-in e tyre, një pajisje e fuqishme me bateri që ndihmon në çlirimin e dhimbjeve. Është e mirë për të stimuluar rikuperimin e muskujve pas një stërvitjeje. Theragun bën gjithë punën për ty, qoftë nëse do një trajtim të thellë muskujsh apo thjesht një masazh të lehtë pas një dite të lodhshme në zyrë. Ju mund ta blini atë për 599 dollarë në ‘Theragun.com’.

Minibari Keurig për pije në shtëpi

Kompania ‘Keurig’, e njohur për makineritë e kafeve, po shtrin aftësitë e saj për kokteje këtë sezon me prodhimin e ‘Drinkwroks Home Bar’. Duke ndërruar kafen me koktejin, kjo makineri e zezë përzien të gjithë përbërësit që ti përdor për të krijuar një pije të veçantë me alkool. Kjo makineri mund të kontrollojë sasinë e duhur të përbërësve dhe gjithashtu kursen shumë kohë. Ti mund të bësh pije, ndërkohë që argëton të ftuarit në festën tënde të ardhshme. Çmimi është 299.99 dollarë në ‘Amazon.com’.

Valixhe me xhep

Kompania e valixheve ‘Away’ ka nxjerrë një valixhe të re më të sofistikuar e cila përmban një xhep lëkure. Xhepi është për gjërat e domosdoshme që mund të na duhet ti përdorim shpesh gjatë udhëtimeve dhe gjithashtu ka një xhep tjetër të fshehur ku mund të fshehim pasaportën apo kartën e identitetit. Mund të zgjedhim mes 5 ngjyrave të ndryshme dhe çmimi është 325 dollarë në ‘AwayTravel.com’

Furça elektrike Burst

Ka shumë furça elektrike në përdorim por ne na pëlqen BURST, një furçë elegante dhe e fuqishme, e cila përdor furça me qymyr për një pastrim më të thellë. BURST thotë se furça e tyre e dhëmbëve është 10 herë më efektive në heqjen e pllakëzave dhe njollave sipërfaqësore se një furçë e thjeshtë, dhe gjithashtu nuk dëmton mishrat.

Ajo vjen në tre ngjyra të mundshme : e zezë, rozë në flori dhe e bardhë. Çmimi është 69.99 dollarë në ‘Burstoralcare.com’.

Ftohësi i verës nga Tom Dixon

Muzikanti nga Anglia i cili është kthyer në dizejnues, Tom Dixon, është i njohur për krijimin e pajisjeve elegante të shtëpisë dhe neve na pëlqen kjo ftohëse e verës e bërë nga një bazë e fortë çeliku. Çmimi është 260 dollarë në ‘EastDane.com’.

Batanija e kinemasë

‘Soho House’ ka shpërndarë disa aksesorë për shtëpi këtë sezon, duke u dhënë mundësinë njerëzve të blejnë gjëra të ndryshme si për shembull, një batanije klasike kashmiri. Pjesë e koleksionit të ri, kjo batanije në ngjyrë blu të errët është bërë nga kashmiri i butë Mongolian. Mund ta blini për 425 dollarë në ‘MrPorter.com’.

Set Qirinjsh

Parfumeria franceze ‘Diptyque’ është e njohur për qirinjtë e saj delikatë por të sofistikuar dhe ky set i limituar përfshin dy nga qirinjtë e tyre më të famshëm, Baies dhe Roses. Qiriri mund të rezistojë deri në 30 orë. Çmimi është 130 dollarë në ‘Nordstrom.com’.

Hidratuesi portativ

S’ka rëndësi nëse jeni në shtëpi apo në zyrë, ky hidratues portativ i mban lëkurën dhe flokët tuaj të hidratuar, pa patur rëndësi mjedisi. Çmimi i tij është 39 dollarë në ‘UrbanOutfitters.com’.

Albumi i “The Beatles”

Fansat e Ringo, Paul, George dhe John do duan të marrin këtë album special ‘Abbey Road’, i cili riprodhohet 50 vite pas publikimit të tij origjinal në vitin 1969. Ky set përfshin 40 këngë dhe kushton 72.99 dollarë në ‘Amazon.com’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë