Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.
Policia thotë se ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste.
Mësohet se është arrestuar shtetasi me inicialet Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Siç njofton policia, 50-vjeçari në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar policinë.
Gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjellës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.