Lajme

Dhunoi punonjësin e policisë në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi ka dhunuar një punonjës të policisë rrugore në Kamëz. Policia thotë se është arrestuar shtetasi me inicialet A. K., banues në Paskuqan goditi policin për shkak të detyrës në rrugën “Isuf Elezi”.
Në rrugën “Isuf Elezi”, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor.
Ndërsa, në një operacion tjetër u arrestua një 41-vjeçar për veprën penale “Vjedhja”.
Shtetasi me inicialet L. R., banues në Tiranë tentoi të vidhte sendet e një makinë në rrugën “Aleksandër Moisiu” dhe në momentin kur policia është afruar ai tentoi të largohej me makinën e tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë