Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi ka dhunuar ish-bashkëshorten në lokal.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet F. L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër.
Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto në ambientet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27-vjeçares, ish-bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.