Lajme

Dhunë në ndeshjen Skënderbeu-Partizani, një i arrestuar dhe një i proceduar

Pas dhunës gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas si dhe ka proceduar penalisht 1 tjetër.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.

Siç njofton policia, gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë