Biznes

Deutsche Bank “rikrijohet”, 5 pika për planin e ristrukturimit

Deutsche Bank do të “rikrijohet”. CEO i saj Christian Sewing ka treguar për medien në një konferencë për shtyp rsitrkturimin më radikal prej 10 vitesh të bankës dhe një prej më ambiciozëve të tij në 150 vjetë histori.

Në fund të këtij transformimi kompleks, që duhet të zgjasë nga viti ku jemi deri në 2022, totali i aktiveve dhe dimensionet e portofolit duhet të bien në 20% nga vlerat aktuale (respektivisht 1.300 miliardë e 48.000 miliardë të vlerës ) ndërsa është konfirmuar që nëpunësit me kohë të plotë do të bien me 18.000 nga 74.000 “në rang botëror”. Asnjë dividend këtë vit dhe atë që do të vijë.

Në 2019 DB do të mbyllet me humbje, vitin e ardhshëm parashikohet një bilanc me barazim e për 2022 synohet tu kthehen aksionistëve 5 miliardë euro dividendë.

Deutsche Bank do të vazhdojë të jetë një kolos në rang global, për ti shërbyer sa më mirë klientëve. “Do të jetë fiskimi ynë që të kënaqim klientët tanë” ka thënë Sewing, duke qenë më konkurues dhe më fitimprurës, ky është premtimi me RoTE (kthimi i aktiveve të prekshme) që nga 0.5% në tremujorin e parë të këtij viti duhet të rritet në 6% dhe pastaj në 8% në vitin 2022.

Ecuria e titullit DB në Bursë, që muajin e kaluar preku minimumin në kuotën e 5,8 eurove dhe të hënën e çeli me 7 euro, qe kaq “zhgënjyese”, u shpreh Sewing, për të imponuar një përshpejtim të transformimit të strukturës së bankës dhe modelit të biznesit.
Kostot e larta dhe mungesat teknologjike tani do të sulmohen më me forcë, kurse investimet dhe shpërndarja e kapitalit do të jenë ato ku banka do të fokusohet, duke u rritur në fushat ku ajo tashmë është një lider dhe fitimprurëse.

Objektivat kryesorë dhe pikat e planit të ristrukturimit

1) Krijimi i katër hapësirave të biznesit: bankingu koorporativ bëhet motorri kryesor e qendror, në të cilin do të ushqehen të gjitha aktivitetet e lidhura me këtë tip aktiviteti; banking privat;  menaxhimi i aseteve; investimet bankare.

2) Kostot do të reduktohen në 6 miliardë për të mbërritur në 17 miliardë në 2022, me një raport kosto-të ardhura që bie në 70% për vitin 2022.

3) Shkurtimi i personelit në 18.000 tani për tani nuk ka një ndarje gjeografike të shpallur, do të jetë “në të gjithë botën”. Shkurtimet më të forta duhet të jenë në SHBA dhe Britani të Madhe, edhe pse Londra do të mbetet një qendër e rëndësishme për DB ,ka siguruar Sewing në shtypin britanik. Në fund të ristrukturimit forca punëtore do të jetë 74,000.

4) Krijimin e një Capital Release Unit ku do të tranferohen 40% të aseteve të ponderuara për riskun të barabartë me gati 74 miliardë e 300 miliardë asete, prej të cilëve 170 miliardë do të vijnë nga shkurtimi në shkallë globale.

5) Janë planifikuar Investime në Teknologjinë e Informacionit deri në 13 miliardë, prej të cilave 4 miliardë janë të përqendruar në fushën e kontrollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë