Futboll

Dështon Milan, pretendentet e tjera të Europa League nuk gabojnë

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë  në fazën e grupeve të Europa League, ku nuk kanë munguar surprizat. Befasia më e madhe ka qenë disfata e Milan në shtëpi me Real Betis, ndërsa në ndeshjet e tjera në të dyja oraret ka pasur shumë gola dhe spektakli ka qenë i pranishëm me shumicë.

Ndeshjet e pasdites kanë qenë ato që dhuruan më shumë surpriza, ku kuqezinjtë e Gattuzos u mundën nga spanjollët e Betis në shifrat 1-2. Me këtë humbje Milan humbet kryesimin e grupit, por njëkohësisht futet në krizë, duke pësuar humbjen e dytë rresht, pas asaj në derbi me Inter. Nga ana tjetër Betis i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe tashmë shikohet si koka e grupit dhe pretendentja kryesore për të avancuar në raundin tjetër. Sfida tjetër e këtij grupi mes Dudelange dhe Olympiakos është mbyllur me fitoren e grekëve.

Kjo është renditja e grupit F: Real Betis 7, Milan 6, Olympiakos Piraeus 4, Dudelange 0.

Befasi ka qenë edhe fitorja e Zurich 3-2 në shtëpi ndaj Leverkusen, teksa janë ndarë në paqe AEK Larnaca me Ludogorets, me takimin që ka përfunduar 1-1.

Kjo është renditja e grupit A pas tre ndeshjeve: Zurich 9, Leverkusen 6, Ludogorets 1, AEK Larnaca 1

Në grupin B, Salzburg dhe Leipzig kanë marrë dy fitore bindëse në shtëpi. Të parët kanë mundur 3-0 Rosenborg, të dytët kanë mposhtur 2-0 Celtic.

Renditja e skuadrave në grupin B: Salzburg 9, Leipzig 6, Celtic 3, Rosenborg 0

Në grupin C, Zenti vijon të kryesojë grupin, pas triumfit 2-1 të marrë në shtëpi kundër Bordeaux. Sakaq Slavia Pragës ka fituar 1-0 në transfertë kundër Copenhagen.

Pas tre ndeshjeve renditja në grupi C është: Zenit 7, Slavia Prague 6, Copenhagen 4, Bordeaux 0

E palëkundur vijon të jetë Dinamo e Zagrebit, e cila ka blinduar vendin e parë pas fitores 2-1 të marrë në fushën e Trnava, teksa Fenerbahce ka barazuar 2-2 në fushën e Anderlecht.

Klasifikimi në grupin D pas tre ndeshjeve të para: D. Zagreb 9, Fenerbahce 4, Trnava 3, Anderlecht 1

Në sfidat e tjera të pasdites nuk patur shumë befasi. Arsenal ka fituar minimalisht 0-1 në fushën e Sporting dhe vijon të mbajë kryesimin e grupit. Ndeshja tjetër e këtij grupi me Vorskla dhe Qarabag është mbyllur me fitoren e ukrainasve.

Renditja e grupit E: Arsenal 9, Sporting 6, Vorskla 3, Qarabag 0

Një surprizë e bukur ka qenë edhe fitorja e Genk Besiktas 4-2 në Turqi. Belgët me këtë fitore marrin kryesimin e grupit, ndërsa Malmo ka barazuar 1-1 me Sarpsborg

Renditja e grupit I: Genk 6, Sarpsborg 4, Malmo 4, Besiktas 3

Në ndeshjet e grupit H nuk ka pasur surpriza. Frankfurt ka bërë detyrën duke mposhtur Apollon 2-0, ndërsa Lazio ka marrë një fitore jetësore 3-1 në Marsejë. Lacialët në përballjen e tyre me francezët kanë treguar më shumë dëshirë dhe eksperiencë dhe kanë arkivuar kështu tre pikë shumë të rëndësishme.

Kjo është renditje e grupit H pas tre ndeshjeve të para: Frankfurt 9, Lazio 6, Marseille 1, Apollon 1

Në grupin K, Astana ruan kreun me barazimin 1-1 me Jablonec, ndërsa ndeshja tjetër mes Rennes dhe Dyn. Kyiv ka përfunduar 1-2, me ukrainasit që ngjiten në vendin e dytë.

Renditja e grupit K: Astana 5, Dyn. Kyiv 5, Rennes 3, Jablonec 2

Grupi G ka dhuruar ndeshjen me më shumë gola, aty ku Villarreal ka mposhtur bindshëm Rapid Vienna me rezultatin 5-0. Nga ana tjetër Rangers nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Spartak Moscow. Në këtë ndeshje pati disa minuta edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Eros Grezda.

Kjo është renditja e grupit G: Villarreal 5, Rangers 5, Rapid Vienna 3, Spartak Moscoë 2

Në grupin  J, Sevilla ka shkatërruar Akhistar me rezultatin 6-0, ndërsa St.Liege ka fituar 2-1 me Krasnodar. Spanjollët dhe ukrainasit e udhëheqin këtë grup me nga 6 pikë, por edhe belgët e St. Liege janë aty pasi kanë gjithashtu 6 pikë dhe shumë shanse për të kaluar më tej.

Klasifikimi i grupit J: Sevilla 6, Krasnodar 6, St. Liege 6, Akhisar 0

Chelsea i Mauricio Sarrit vijon të jetë i pathyeshëm edhe në Europa League. Blutë e Londrës kanë fituar 3-1 përballë Bate Borisov, në Stamford Bridge, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës së play-off. PAOK është befasuar nga Mol Vidi, duke u mposhtur në shifrat 0-2 dhe komplikon situatën në grup.

Kjo është renditja e grupit L pas ndeshjeve të kësaj të martë: Chelsea 9, PAOK 3, Mol Vidi 3, Bate Borisov 0.

Tabela e të gjitha ndeshjeve të luajtura këtë të enjte në Europa League:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë