Analize

Deri kur do të na mbrojë ushtria amerikane?

Tendat, gjeneratorët dhe tualetet portative kanë transformuar tërësisht një kazermë të vjetër policore, në periferi të një fshati polak. Brenda tendave, njerëzit flasin gjuhë të ndryshme dhe punojnë ditë e natë mbi laptopët ushtarakë. Një hartë e bregdetit Baltik qëndron prej kohësh e projektuar, në një ekran të madh mbi mur.

Për disa ditë, ky kamp strehoi ushtarët që morën pjesë në trajnimin më të madh të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ai përfshiu të gjitha vendet anëtare, mes tyre edhe Shqipërinë, Kanadanë dhe madje edhe Suedinë jo anëtare të NATO-s.

Stërvitja ishte konfidenciale, gazetarëve iu kërkua që të mos përmendnin emrin e fshatit, ndërkohë që komandanti i operacionit deklaroi se donte që Rusia të dinte se Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia ishin të mbrojtura në çdo cep nga aleatët e tyre të NATO-s. Ata u praktikuan për të gjithë skenarët e mundshëm, deri në përgjigjen ndaj një pushtimi të mundshëm rus.

https://www.youtube.com/watch?v=t1i2cRQQTmg#action=share

Kjo ishte stërvitja më e madhe e aleancës ushtarake , por ishte vetëm një nga shumë ushtrimet e mbajtura së fundmi. Nga gushti deri në dhjetor të këtij viti, NATO ka mbajtur më shumë se tridhjetë stërvitje evropiane, të mëdha dhe të vogla. Ato u organizuan në të gjithë kontinentin, nga Polonia, Republika Çeke në Norvegji, Britani dhe Ballkan. Trupat e vendeve nga e gjithë Europa praktikuan pothuajse çdo gjë, nga lufta elektronike deri tek pushtimi.

Pas shumë vitesh reduktimi dhe udhëheqjeje, ushtria e SHBA-së në Europë ka filluar të ndryshojë kursin. Që nga pushtimi rus i Ukrainës filloi në 2014, ushtritë amerikane dhe ato europiane kanë filluar të mendojnë ndryshe në lidhje me strategjinë e tyre.

Në prill të vitit 2018, tanket amerikane kaluan përgjatë rrugëve gjermane për herë të parë në 15 vjet. Tani ato qarkullojnë rregullisht përmes bazave në Poloni dhe shtetet baltike. Zyrtarët amerikanë, gjermanë, holandezë, britanikë, francezë dhe polakë takohen shpesh për planifikimin e strategjive të mbrojtjes nga kërcënimi rus.

Donald Trump viziton bazen e NATO-s ne Poloni

Megjithatë, premtimi i presidentit francez Emanuel Mackron për krijimin e një ushtrie europiane, duket se ka të ngjarë të përçajë aleancës historike mes Amerikës dhe Europës. Presidenti Donald Trump ka reaguar me zemërim ndaj kësaj ideje, duke sinjalizuar se nëse projekti i krijimit të një ushtrie europiane çohet deri në fund, kontinenti nuk do mund të mbështetet më tek ndihma e pakushtëzuar ushtarake e SHBA-së.

Në vitin 2018, askush nuk e di çfarë kjo do të ndodhë. Imagjinoni një pushtim hibrid të shteteve baltike, ose bombardimin e Polonisë nga ushtria ruse. A do të reagonin Shtetet e Bashkuara me gjithë forcën e tyre? A do të përgjigjej presidenti amerikan për sulmimin e Letonisë dhe të rrezikonte sigurinë e trupave amerikane, madje të rrezikonte të hynte në një luftë bërthamore? Kur u pyetën zyrtarët amerikanë thanë se ky është një vendim politik dhe jo një vendim që do të merrej nga ata. Udhëheqësit europianë, sidomos gjysma lindore e kontinentit, nuk pranon të diskutojë publikisht për këtë gjë. Por jashtë kamerave ata janë tejet të shqetësuar.

Këto pyetje bëhen, pjesërisht, për shkak të pikëpamjeve të presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara. Donald Trump, i cili do ta shikonte krijimin e një ushtrie europiane si një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së. "Amerika nuk ka interes vital në Europë”, shkroi ai në vitin 2000. "Konfliktet e tyre nuk vlejnë për jetën amerikane. Tërheqja nga Europa do t’i shpëtojë Uashtingotnit miliona dollarë në vit. "

Pas ceremonisë së Luftës së Parë Botërore në Paris, Shefi i Shtëpisë së Bardhë shkroi në Tëitter se ishte “shumë fyese” që kreu i Elizesë kishte bërë thirrje për një ushtri të përbashkët të BE-së, për të trajtuar kërcënimet nga SHBA, Kina dhe Rusia.

“Është e rëndësishme ta kremtojmë aleancën tonë, ne duhet të ndajmë peshën në NATO”, tha Macron, me tone disi më të zbutura, duke theksuar megjithatë nevojën për një mbrojtje më të madhe europiane. Trump edhe ai u duk më i paqtë kur tha se është dakord për një Europë më të fortë, por sërish në anën tjetër ë bëri një deklaratë së Amerika po forcon ndërkohë ushtrinë e vet.    

Pak muaj më parë, gjatë samitit të tij të dytë të NATO-s, ai solli qëllimisht në vëmendje shpenzimet e mbrojtjes nga ana e aleatëve europiane, duke fyer aleatët e NATO-s, përfshirë edhe kryeministren britanike dhe kancelaren gjermane. Ndërkohë, një sondazh i kohëve të fundit, i realizuar nga Këshilli i Çikagos mbi Çështjet Globale tregon se 70% e amerikanëve mbështesin NATO-n. Por numrat vijnë në rënie kur pyetjet bëhen më specifike, si për shembull pushtimi i shteteve baltike nga Rusia .

Vetëm 54% e qytetarëve thonë se SHBA-ja duhet të ofrojë mbështetje ushtarake. Me fjalë të tjera, më shumë se katër në dhjetë amerikanë, do të kundërshtonin zbatimin e nenit 5 të NATO-s, i cili thotë se sulmi ndaj një anëtari të aleancës është një sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare. Kjo pritje është përhapur edhe në vendet europiane, pasi vetëm 40% e gjermanëve dhe vetëm 45% e britanikëve thonë se do të donin që ushtritë e tyre t’u vinin në ndihmë të një aleati të NATO-s.

Por a është i nevojshëm krijimi i një ushtrie europiane?

Nga ana nominale, Europa ka një Shërbim të Veprimit të Jashtëm, një "ministri e jashtme" me diplomatë dhe ambasada. Por në praktikë, këto institucione janë të zbrazëta: asnjë nga vendet e mëdha evropiane nuk i merr seriozisht dhe shumicës se vendeve më të vogla nuk u intereson. Edhe pse ka dekada që diskutohet për krijimin e një ushtrie europiane, BE-ja ende nuk ka prezantuar asnjë strukturë të sigurtë.

Zyrtarë pranë presidentit Makron thonë se kërcënimi është real dhe se ushtria europiane është tashmë një domosdoshmëri strategjike, politike dhe ekonomike, dhe do të shërbejë ndër të tjera edhe për t’i siguruar politikës së jashtme, mjete efektive të parandalimit dhe ndërhyrjes. Por për t’ia filluar, duhen qeveri të gatshme.

Ndërkohë, nëse ende presim që Europa të ecë me të njëjtin ritëm, që çdo gjë do të duhey vendoset në mënyrë unanime. Sipas ekspertëve integrimi i ushtrive europiane me njëra-tjetrën, do të ketë gjithashtu edhe një efekt pozitiv në fushën e sigurisë së brendshme.

Luftërat në Ukrainë dhe Gjeorgji kanë demonstruar se përdorimi i forcës ushtarake në Europë nuk është më një skenar i paimagjinueshëm. Edhe ndërhyrja e qeverisë ruse në Siri është dëshmi e mëtejshme e gatishmërisë së saj për të përdorur forcën për të ushtruar ndikim edhe jashtë Europës. Por a do të jenë në gjendje kontinenti i vjertër të vetëmbrohet pa ndihmën ushtarake të SHBA-së? Kjo mbetet për t’u parë…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë