Ne rrjet

Deputetja Kearns: Ballkani rrezikon të bëhet arenë konflikti global. Vizita e Xi Jinping në Serbi mund të rrisë tensionet

Nga Gazeta 'Si'-Deputetët britanikë do të mbajnë sot(2 maj) një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Debatin e ka futur në agjendë deputetja Alicia Kearns, e cila është edhe në krye të Komitetit për Punë të Jashtme.Mbretëria e Bashkuar duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje Ballkanit në mes rreziqeve të destabilizimit në rajonin europian, ka paralajmëruar Kearns.

Ajo paralajmëroi se Ballkani Perëndimor mund të bëhet vendi i një “konflikti të tretë global, të madh”, së bashku me Ukrainën dhe Gazën, nëse nuk ndërmerren veprime parandaluese.

“Ballkani ka rëndësi dhe nëse ne e shpërfillim atë do të përfundojmë duke patur një zjarr në pragun tonë”, tha ajo.

“Kjo ka rëndësi jo vetëm për sigurinë europiane, sepse në thelb është oborri ynë i zgjeruar dhe nëse ka krizë në Ballkan, ne do ta ndiejmë atë këtu, do të ndikojë tek të gjithë ne; dhe ne nuk mund të përballojmë një konflikt të tretë global, të madh dhe kjo është pikërisht ajo që do të ndodhte”.

Kearns përmendi vizitën e presidentit kinez Xi Jinping në Serbi në ditët e fundit ndër zhvillimet që sugjerojnë se tensionet rreth rajonit mund të rriten. Ajo gjithashtu sugjeroi se Rusia synon të mbjellë kaos në rajon.

“E gjitha ka të bëjë me krijimin e sa më shumë që munden të teatrove të konfliktit. Unë kam mbajtur shumë fjalime ku kam folur për faktin se për Rusinë, nëse Ukraina nuk do të shkonte mirë, unë do të destabilizoja Ballkanin”.

Ndërsa ajo pranoi se qeveria britanike ishte e angazhuar në përpjekjet e vazhdueshme politike në Ukrainë dhe Izrael, ndër të tjera, ajo paralajmëroi nevojën për të ndërmarrë hapa parandalues edhe në Ballkan.

“Politika e jashtme ju vjen shpejt, por problemi është se shumë shpesh sekretarët e jashtëm mendojnë se politika e jashtme është diçka që ju thjesht i përgjigjeni”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë