Ne rrjet

Deputetja kanadeze uron në shqip Ditën e Pavarësisë (Video)

Festa e Pavarësisë, 28 Nëntori është festuar nga shqiptarët në të gjithë botën, por urimi më i veçantë vjen nga Kanadaja. Një deputete e Parlamentit kanadez, Julie Dabrusin, ka folur para kolegëve të saj, duke bërë një urim simbolik edhe në gjuhën shqipe për festën e Pavarësisë.

“Pas rreth 500 vitesh, Shqipëria fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane dhe më 28 nëntor 1912, shpalli pavarësinë. Në këtë ditë, flamuri shqiptar u ngrit në Vlorë dhe kjo ditë njihet si Dita e Flamurit, - tha e entuziazmuar Dabrusin. - Në këtë ditë, unë do të doja të përshëndesja shqiptarët në të gjithë vendin, duke përfshirë komunitetin shqiptar të Torontos", - shtoi ajo.

Një deklaratë që ka tërheur vëmendjen e mediave vendase dhe ndërkombëtare. Dabrusin është deputete e Partisë Liberale në Kanada e zgjedhur në vitin 2015 dhe është 47 vjeçe.

https://www.youtube.com/watch?v=cOal5DpWCbM

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë