Ne rrjet

Deputeti shqiptar me Covid-19, zyrtarët e lartë në Maqedoni në izolim

Deputeti shqiptar i LSDM-s, Muhamed Zekiri ka rezultuar të dielën pozitiv me COVID-19, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe. Pas konfirmimit të lajmit nga vetë Zekiri në rrjetin social Facebook, një sërë zyrtarësh të lartë ë qeverisë dhe partisë së tij janë vendosur në izolim.

Zëvendëskryetari i LSDM-së u ka kërkuar falje të gjithëve atyre me të cilët ka qënë në kontakt, duke u kërkuar të jenë të kujdesshëm dhe të kujdesën për veten dhe për njerëzit e tyre të dashur. Pas Zekirit, edhe kryeministri Oliver Spasovsi i është nënshtruar një testimi për Covid-19, dhe mësohet se është në pritje të rezultateve.

Muhamed Zekiri, bashkëshortj dhe ish-kryeministri Zoran Zaev Gazeta Si, 2020

“Pavarësisht kujdesit dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv me Covid-19. Fatmirësisht unë jam pa asnjë simptomë por shprehi keqardhje dhe u kërkoj falje të gjithëve atyre që kam pasur kontakt ditët e fundit dhe mund t’i kem vendosur në situatë të vështirë”, shkruan deputeti shqiptar, duke u bërë thirrje qytetarëve maqedonas të mos neglizhojë masat e distancimit social dhe të jenë të kujdesshëm. “Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun dhe ti nënshtroheni testimit”, thotë Zekiri.
Prej ditës së djeshme, një numër i madh i zyrtarëve të LSDM-së janë në vetizolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me Zekirin.

Muhamed Zekiri

Në vetizolim ndodhen, zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, këshilltari i kryeministrit për marrëdhënie me publikun, Marjan Zabërçanec, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Gjatë mbrëmjes së djeshme edhe kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu njoftoi se kishte pasur kontakte me person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe si pasojë ndodhet në vetizolim.

Maqedonia e Veriut është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në rajon. Vetëm në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 7 viktima nga Covid-19. Njëri nga viktimat është i moshës 83 vjeçare dhe një tjetër nga Ohri. Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 89. Qyteti i Shkupit vazhdon të jetë qyteti me numër më të madh të rasteve të regjistruara, ku në 24 orë, janë raportuar 24 raste të reja.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.

Më Shumë