Futboll

Dënimi shembullor, vizitë në Auschwitz për tifozët racistë

Ardit Hoxha – Tifozët e Chelsea që do të kapen duke shfaqur sjellje raciste në stadiumin “Stamford Bridge” do të ketë dy mundësi. Ose do duhet të përjashtohen nga hyrja në stadium për një kohë të gjatë ose do duhet të përfshihen në një nga programet e edukimit, mes të cilëve do të jetë edhe një vizite në kampin e internimit gjatë luftës së dytë botërore në Auschwitz të Polonisë.

Një shprehje e njohur thotë se kush nuk e njeh historinë është i destinuar që ta përsërisë atë. Mund të përsëriten edhe gabimet e së shkuarës. Duke u nisur nga kjo mundësi klubi anglez i Chelsea ka lansuar një fushatë shumë interesante për të luftuar racizmin në stadiume. Siç raportohet nga “The Sun”, klubi Abramoviç do ta dënojë shumë rëndë sjelljen raciste në stadium. Për të gjithë tifozët problematik, klubi thotë se do i’u heqë mundësinë për t’u futur në “Stamford Bridge” ose do i dërgojë në aktivitete alternative edukuese. Pronari i Chelsea mes të tjerave ka propozuar që për këta tifozë me sjellje raciste mund t’i dërgojë edhe në një vizitë në kampin e përqendrimit në Auschwitz, për të parë nga afër tmerrin që shkakton racizimi.

Sjelljet e dënueshme

Kjo lloj zgjedhje vjen edhe për shkakun se presidenti i Chelsea, Roman Abramovich është me origjinë hebre. Jo në pak raste ka pasur raste të sjelljeve antisemitiste. Manjanti rus mësohet të ketë thënë se largimi i personave racist nga stadiumet nuk është i mjaftueshëm. Sipas tij këta njerëz duhet të edukohen dhe vizita në kampin e tmerrshëm të Auschwitz do të ishte një mësim mëse i vlefshëm. Ai thotë se me këtë veprim në i japim mundësinë të gjithëve që mos të largohen nga futbolli dhe stadiumet, por të ndryshojnë konceptet e gabuara që kanë për jetën.

Racizmi në rritje

Zgjidhja që ka propozuar Chelsea synon të kundërshtojë episodet e racizmit që herë pas here përfshijnë tifozët e Chelsea. Më të dhunshme dhe problematike kanë qenë ato, të shfaqura në ndeshjet kundër Tottenham, ekip që një pjesë të madhe të tifozëve e ka me origjinë hebre. Në shumë raste tifozët ultras të Chelsea të mbledhur me grupe të rinjsh kanë kënduar këngë raciste në metrotë e qytetit gjatë rrugës për në stadium. Këto sjellje kanë ndikuar në krijimin e imazhit të aspak pozitiv për klubin londinez. “Kjo është një sjellje që duhet të pushojë së ndodhuri në stadiumet tona. Kur ka njëqind njerëz duke kënduar është e vështirë të ndërmerren veprime. Por ne mund të veprojmë për individët e vecantë.”- komenton Buck përfaqësues i Chelsea në këtë iniciativë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë