Politike

Demokratët sulmojnë në bllok avokaten e shtetit, Shkëlzen Berisha: Patronazhiste e PS

Demokratët që njihen si mbështetës të Sali Berishës kanë sulmuar në bllok me anë të rrjeteve sociale avokatet e shtetit që përfaqësoi ish-kryeministrit në gjyqin e sotëm që u dënua me paraqitje ne SPAK dy herë në muaj.

I pari do të ishte vetë I biri I ish-kryeministrit, që e cilëson avokaten si patronazhiste e PS-së. “Gjykatësja e Ramës, godet sërisht! Pas avokat “bishës” cakton për avokatë të Berishës, patronazhisten e Rames që para disa muajsh kerkonte arrestimin e Berishes!”, shkruan ai në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me foton nga postimet e avokates, Valetina Teodersku.

“Tipike ! Patronazhiste! Enveriste! Ish-hetuese e komunizmit ! Analfabete! Këta që morën në qafë një popull gjatë diktaturës , janë drejtësia e reformuar e Ramës! Ish-hetues i diktaturës prokurori i Berishës. Ish-hetuese e diktaturës dhe “avokatja” e Berishës!”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.

Drejtor i Zyrës së Shtypi dhe Komunikimit të Rithemelimit, Alfred Lela është shprehur se avokatja e caktuar për të mbrojtur Berishën në GJKKO është një hetuese e komunizmit.

“Kjo është Avokatja Kryesisht që i është caktuar Sali Berishës. Ajo quhet kryesisht Valentina, është kryesisht falltare, ka qenë kryesisht hetuese në komunizëm, dhe bën kryesisht propagandë për Rilindjen në mediat sociale. Urren kryesisht Berishën dhe punon kryesisht si patronazhiste. Ekskluzivisht dhe kryesisht e bën qesharak procesin e montuar kundër Berishës dhe Malltezit. Kryesisht, por vendosmërisht, ajo sheh Vetëm Përpara. Kryesisht ajo shpjegon Drejtësinë e re”, shkruan Lela në rrjetet sociale.

Ky është sulmi I dytë që demokratët bënë ndaj avokatë kryesisht, pra të caktuar nga shteti për ish-kryeministrin Sali Berisha. Fillimisht u sulmua avokati I parë Artan Simoni për një postim që kishte bërë në rrjetet sociale që sipas demokratëve nënkuptonte si ishte për Sali Berishën. Pas këtij sulmi, u vendos ndryshimi i avokatit shtetëror mbrojtjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë