Lajme

Dëmet nga tërmeti, pezullohet mësimi në Durrës, Tiranë e Lezhë

Në Qarkun e Durrësit, procesi mësimor është pezulluar deri më 9 dhjetor, ndërkohë që në Qarkun e Tiranës dhe Lezhës do të jetë i pezulluar deri më 5 dhjetor.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat. Shtyrja e nisjes së procesit mësimor është bërë për shkak të frikës që është ende prezente.
“Sot me propozimin tim u mor vendimi që në Qarkun Durrës, Krujë, Shijak deri në 9 dhjetor pezullohet mësimi. Në qarqet Tiranë, Vorë, Kamëz Kavajë, Rrogozhinë, në qarkun e Lezhës, Kurbin, Mirditë deri në datë 5 dhjetor, por ruajmë mundësinë që ta shtyjmë edhe për disa ditë të tjera nëse nuk jemi të sigurt që janë në gjendje të duhur. Do e bëjmë njoftimin me datën 4 dhjetor”, u shpreh ministrja Shahini.
Ndër të tjera, ministrja Shahini deklaroi se në qarkun e Durrësit janë dëmtuar 26 shkolla, ndërkohë që është bërë një plan për zhvendosjen e nxënësve në institucione që nuk janë të dëmtuara, ndërkohë të mbyllura do të jenë edhe kopshtet dhe çerdhet.
Ndërkohë, nesër do të nisë shkolla në 9 qarqe që janë të paprekura nga tërmeti.
“Mësimi fillon normalisht në të gjitha qarqet e tjera. Në qarkun e Elbasanit në dy shkolla ka relativisht të vogël të nxënësve dh do transportohen në shkollat e afërta dhe do rifillojnë mësimin”, tha ndër të tjera ministrja.
Vendimi vlen vetëm për nxënësit, pasi mësuesit do kthehen në shkolla të hënën (2 dhjetor).

Deklarata e Ministres Besa Shahini:
“Që ditën kur ra tërmeti kemi marrë informacion nga drejtorët e shkollave për dëmet. Më pas janë bërë inspektimet në këto shkolla. Më datë 28-29 , kanë ardhur edhe inxhinierë nga Kosova. Dje informacioni nga terreni kemi konstatuar që shumë shkolla kanë dëmtime serioze, por edhe nga ata që mund të rregullohen
Në Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella 26 shkolla. Në Tiranë dëmtime mesatare dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur por jo të gjitha.
Mbrëmë kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për nxënësit që janë strehuar nëpër hotele. Duhet t’i çojmë në shkollat më të afërta.
Plani i punës për detyrat e shtëpisë, e kemi mbyllur për strehimet e përkohshme. Jo vetem në hotele por edhe tek çadrat. Plan pune përgatitore për mësuesit që do të dalin në punë para se të vijnë nxënësit.
Duke marrë parasysh gjendjen e shkollave u vendos që në Qarkun e Durrësit mësimi do të pezullohet deri më 9 dhjetor. Në qarkun e Tiranës dhe të Lezhës mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, ku do të fillojë mësimi. Nëse do të shtyhet do njoftohen më 4 dhjetor.
Në qarqet e tjera vijon normalisht, nesër. Vendimi për pezullimin e për mësimin vlen edhe për shkollat private, ndërsa për çerdhet për Lezhën dhe Tiranën për qarqet Tiranë dhe Lezhë edhe mund të rihapen. Komunikimi do të bëhet nga bashkitë.
Mësuesit i presim në punë me 2 dhjetor. Përveç se në Durrës që do të jetë me tolerim. Kjo është e domosdoshëm që të bëhet për të përgatitur mësimin. Nuk është opsionale por do të monitorohet. Mosparaqitja nuk paraqiti problem por tani është momenti i përgatitjes së mësimit. Jemi në gjendje të jashtë zakonshme. Duhet të vihet në plan të dytë frika. Kemi përparësi mësimin.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë