Lajme

Del para vettingut kryetari i Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni

Ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Simonin përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Hetimi për të do të kryhet në të tria kriteret e vlerësimit, për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale.

I pranishëm në seancë pa avokat, Sandër Simoni tha se është njohur me aktet dhe se nuk ka asgjë për të shtuar.

Nga ana tjetër, relatori i çështjes referuar gjetjeve nga kryerja e hetimit administrativ tha se Simoni ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin të pasurisë, nuk ka fshehje pasurie as deklarim të rremë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë