Politike

Deklarata për marrëveshjen me Italinë, Hoxha: Ishte reflektim spontan, jo vendim

Nga Gazeta Si- Pas publikimit të artikullit të Euractiv, ku thuhej se Shqipëria nuk do e rinovojë kontratën me Italinë për emigrantët në Gjadër, ministri Hoxha ka reaguar përmes një postimi në “X”, duke thënë se deklarata ka qenë thjeshtë një reflektim spontan dhe jo një vendim.

Hoxha shpjegon se gjatë një pyetjeje nga një gazetar në Bruksel mbi mundësinë e rinovimit të protokollit pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare, ai është përgjigjur se nuk ishte i sigurt, duke shtuar se deri atëherë Shqipëria mund të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata mund të jetë ndryshe.

Sipas tij, deklarata nuk reflekton një ndryshim të qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj marrëveshjes.

“Unë iu përgjigja gazetarit duke thënë: “Nuk jam i sigurt, duke supozuar se deri atëherë Shqipëria do të jetë një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata, për rrjedhojë, do të jetë ndryshe.” Ka qenë kaq e thjeshtë. Nuk bëhet fjalë për një vendim, por thjesht për një reflektim të çastit, të shprehur me sinqeritet dhe spontanitet”, thotë Hoxha, duke shtuar se kjo deklaratë nuk duhet në asnjë mënyrë të interpretohet si një ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë në lidhje me protokollin.

“Shprehje të shkëputura nga konteksti shndërrohen shumë shpesh në narrativa që nuk pasqyrojnë as thelbin e diskutimit dhe as qëndrimin real të qeverive”, shkruan Hoxha në platformën “X”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë