Nga Gazeta Si- Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e saj të emigracionit me Italinë përtej vitit 2030, tha Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, në një intervistë për Euractiv.
Qeveria e Giorgia Melonit po përdor dy objektet në Gjadër dhe Shëngjin si qendra paraburgimi për emigrantët që nuk arrijnë të fitonin azil në Itali.
Marrëveshja 5-vjeçare u ratifikua në fillim të vitit 2024 dhe është shoqëruar me polemika politike dhe probleme ligjore. Për të vazhduar pas vitit 2029, do të kërkojë një zgjatje vetëm disa muaj para afatit të deklaruar të Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.
“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtar i Bashkimit Europian”, tha Hoxha.
“Të gjithë kanë bërë të njëjtën llogaritje,” tha Hoxha, duke iu referuar afatit kohor të hyrjes në vitin 2030 që synon Shqipëria.
“Sapo Shqipëria të anëtarësohet, kjo nuk është më ekstraterritoriale, është territor i Bashkimit Europian”, tha ai.
Sfidat ligjore në Itali e shtynë Melonin të ripërdorte objektet nga qendrat fillestare të përpunimit për emigrantët e mundshëm në qendra paraburgimi për emigrantët me raste të refuzuara që presin riatdhesim.
Por në prill, marrëveshja mori një mbështetje nga gjykata më e lartë e Europës pasi një avokat i përgjithshëm në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së dha një mendim jo-detyrues se skema është në përputhje me ligjin e BE-së.
Hoxha theksoi se Shqipëria nuk hoqi dorë nga detajet e marrëveshjes pavarësisht sfidave ligjore.
Hoxha, i cili ishte në Bruksel për të marrë pjesë në një takim me ministrat e jashtëm të BE-së, e paraqiti Shqipërinë si një partner të besueshëm për Italinë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, , e ka përshkruar partneritetin si “ekskluziv”, duke përmendur lidhjet e ngushta midis dy vendeve.
Euractiv shkruan se Hoxha hodhi poshtë sugjerimet se kjo mund ta nxisë qeverinë italiane- e cila mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE- të mos e lejojë Shqipërinë të hyjë, për hir të mbajtjes në funksion të kampeve të saj.
“Italia kishte nevojë për ndihmë. Ne ndihmuam. Dhe kjo nuk mund të harrohet”, tha Hoxha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje