Lajme

Dëbimi i dy diplomatëve, Irani: Shqipëria ka bërë gabime të shumta

Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë ka reaguar për herë të parë Irani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shprehet se ngjarjet në rajonin e tyre kanë krijuar keqkuptime edhe në Shqipëri.

“Shqipëria ka bërë gabime të shumta dhe ne ndiejmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë. Ne rekomandojmë që ata të mos ndikojnë në lidhjet tona të mira me një vend të tretë”, shkruan zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

“Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, shkruan më tej ai.

https://twitter.com/TehranDC/status/1219287462910070784

Presidenti Donald Trump, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Këshilltari John Bolton kanë përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë si dhe një punonjës tjetër, pasi sipas Ëashingtonit, komplotuan sulme terroriste në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë