Shkencë

Debati që s’dihet në do të ketë fund; Sars-cov-2 erdhi nga natyra apo laboratori?

Në bazë të urdhrit të papritur të Presidentit Biden për agjensitë e inteligjencës amerikane që të nisin hetimin për origjinën e Covid-19, shumë shkencëtarë reaguan pozitivisht, duke reflektuar edhe më shumë mbi punën e një laboratori në Kinë. Pas një kohe qetësie për këtë çështje disa shkencëtarë me ndikim kohët e fundit janë shprehur se nuk dihet saktësisht origjina e virusit.
"Në fillim, kishte një presion të madh kundër të folurit, sepse ishte i lidhur me komplotet dhe mbështetësit e Trump. Në fillim kishte shumë pak diskutime racionale", tha Akiko Iwasaki, një imunolog në Universitetin e Yale.
Virologët ende besojnë se virusi mund të ketë ardhur nga kafshët e infektuara dhe jo nga laboratori, për shkak se nuk ka prova të sakta për këtë teori.
"Unë zakonisht flas për një temë publikisht, vetëm nëse kam ndonjë rezultat të ri shkencor që më bën të sigurt për një zbulim ose përfundim të ri," tha Jesse Bloom një nga organizatorët që mori pjesë në studimin e OBSH për kërkimin e virusit në Kinë, e cila studion evolucionin e viruseve në Fred Hutchinson Qendra e Kërkimit të Kancerit.
"Në rastin e origjinës së SARS-CoV-2, ende nuk jam i sigurt për atë që ka ndodhur," shtoi ajo.
Por "me kalimin e kohës, u bë e qartë se të mos thuash asgjë për origjinën po interpretohej se të gjithë u pajtuan me idenë se virusi kishte origjinën nga kafshët. Të Mërkurën, dy javë pasi artikulli u botua, Presidenti Biden u bëri thirrje agjencive të inteligjencës që të "dyfishojnë përpjekjet e tyre" dhe t'i dërgojnë një raport atij brenda 90 ditësh.
"Në fund të këtij procesi, nuk do të befasohesha nëse nuk do të dinim shumë më tepër nga sa dimë tani", tha Ian Lipkin, një virolog në Shkollën e Shëndetit Publik Mailman në Universitetin e Columbia, i cili ishte një nga të parët shkencëtarë amerikanë që do të vizitojnë Kinën në fillim të vitit 2020 dhe të konsultohen me autoritetet e shëndetit publik atje.
Në shkurt të vitit 2020, qeveria kineze ra dakord të ketë një mision shkencor. Studimi u ndërtua me ekspertë ndërkombëtarë dhe shkencëtarë kinezë por këta të fundit kontrolluan aksesin në të dhëna. Për më tepër, misioni nuk kishte mandat qeverie të hetonte laboratorët ku u kryen kërkime mbi viruset.

Në ditët e para, madje spekuluan se një program kinez i luftës biologjike kishte prodhuar virusin. Një laborator i lartë që studion këtë familje virusesh ndodhet të jetë në të njëjtin qytet, ku u shfaq epidemia dhe ekspertët mendojnë se nuk është rastësi. Wuhan është një qendër urbane më e madhe se New York, me një fluks të vazhdueshëm vizitorësh nga pjesë të tjera të Kinës. Ai gjithashtu ka shumë tregje të mëdha që merren me jetën e egër. Studimi i këtij laboratori filloi pasi një tjetër koronavirus nxiti një epidemic, atë të SARS në vitin. Studiuesit së shpejti gjetën të afërmit e këtij virusi, të quajtur SARS-CoV, në lakuriqët e natës, si dhe macet civet, të cilat shiten në tregjet kineze. Virologët mund të marrin shumë masa për të zvogëluar rrezikun e infektimit me viruset që studiojnë. Por gjatë viteve, kanë ndodhur disa aksidente. Studiuesit janë sëmurë dhe ata kanë infektuar të tjerët me viruset e tyre eksperimentale. Në vitin 2004, për shembull, një studiues në Institutin Kombëtar të Virologjisë në Pekin u infektua me koronavirusin që shkakton SARS. Ajo ua kaloi të tjerëve, përfshirë nënën e saj, e cila vdiq nga infeksioni. Në vitin 2020, origjina e pandemisë Covid-19 u bë një front i ri në një debat të gjatë mbi sigurinë e laboratorit.
"Ky lloj hulumtimi ka qenë i diskutueshëm", tha Filippa Lentzos, një studiuese e biosigurisë në Kolegjin “King’s” në Londër.
Shkencëtarët dhe ekspertët qeveritarë kinezë kanë mohuar që pandemia e Covid-19 ishte rezultat i një laboratori. Dhe një sërë shkencëtarësh të jashtëm gjithashtu e hodhën poshtë idenë.
“Nuk ka kuptim për mua. Pse e mbajtën virusin? Robert Garry, një virolog.
Në Mars të vitit 2021, ekipi i OBSH në Kinë lëshoi një raport që i kushtonte vetëm katër nga 313 faqe mundësisë së një gabimi laboratori, pa ndonjë të dhënë thelbësore për të mbështetur përfundimin e tyre se nuk ishte shumë e mundshme. Shkencëtarët e OBSH më pas u shprehën se ishte koha që të merreshin vërtet me këtë problem dhe ta trajtonin këtë çështje me rigirozitet.
Një sërë studiuesish nuk bindeshin se ekzistonte mundësia që virusi të kishte dalë nga laboratori.
"Kjo rrugë mbetet më pak e mundshme për të gjitha për origjinën e COVID-19. Nga ana tjetër, ka shumë prova që tregojnë se këto viruse kanë origjinë nga jeta e egër dhe kanë infektuar më parë dhe në mënyrë të përsëritur njerëz që janë shumë të ekspozuar ndaj këtyre kafshëve", tha Peter Daszak, një virolog në “EcoHealth Alliance” i cili ka punuar shpesh me virologët e Wuhan.
Në fillim të këtij muaji, eksperti Garry argumentoi që variacionet gjenetike në rastet e hershme të Covid-19 në Wuhan mund të shpjegoheshin nga kafshët e egra që silleshin në tregjet e kafshëve në qytet.
"Nëse supozoni se viruset hynë përmes tregtisë së botës së egër, përsëri nuk është shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë për ta gjetur origjinën. Edhe nëse SARS-CoV-2 kaloi nga lakuriqët e natës ose kafshët e tjera tek njerëzit jashtë një laboratori, do të jetë e vështirë të gjesh prova hermetike. Kur kafshët vdesin, ata marrin viruset e tyre me vete”, shtoi Garry.

Burimi:The New York Times/Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë