Politike

Debatet/ Alibeaj: Nuk çojmë emër për President, por negociojmë nëse PS pranon dokumentin tonë

Enkelejd Alibeaj mblodhi 20 deputetë për tu thënë se nuk do të çojë asnjë emër kandidati në raundin e tretë të votimit për Presidentin që pritet të mbahet ditën e hënë më 30 maj.

Por në fund të mbledhjes, Alibeaj e la të hapur nergociimin me PS-në deri në momentin e fundit nëse sipas tij Rama do të bindte dakord me dokumentin e propozuar prej tij për zgjedhjen e Presidentit

 “Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve sipas dokumentit. Pala tjetër u tërhoq. Dokumenti është i thjeshtë nëse tërhiqeni dakordësia bie.

Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi”, tha ai për mediat.

Grupi “Alibeaj”

“Sugjeroj që s’ka asnjë arsye të marrim pjesë. Socialistët thyen marrëveshjen”, është shprehur ai.

“Rama do ta vendosë vetë Presidentin. Ne mbajtëm qëndrim korrekt” e mbështeti Bardhi.

“Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin.

Opozita duhet të hynte në proces për t’i rrëzuar maskën e fasadës sikur donte President konsensual. 

Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për t’i ofruar shqiptarëve një President konsensual.

Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne.

Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konkret të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces.

Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk do një president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë”, është shprehur Bardhi.

Edhe Jorida Tabaku vlerësoi gjatë mbledhjes se grupi diskutoi dhe mbajti një qëndrim dinjitoz.

“Ne u qëndrojmë parimeve. Rama tregoi edhe këtë herë që nuk ju qëndron marrëveshjeve”, është shprehur ajo.

Edhe Xhaferaj ka pohuar të njëjtën gjë": Nuk duhet të marrim pjesë në procesin për presidentin e ri sepse bëhemi si Rama"

“Tani s’duhet të vazhdojmë më. Ne s’duhet të bëjmë gabime. Deri tani kemi mbajtur qëndrim. Morëm pjesë në proces. Ne si grup kemi rënë dakord që bojkoti ishte gabim. Ishte një mbledhje shumë e mirë e grupit dhe propozuam 8 emra. Prodhuam 8 emra. Tani Taulant Balla  doli blof. Dhe doli lakuriq. Dhe ne pavarësisht shkuam deri këtu. Rama dëshmoi që ky i do të gjitha vetë. Dhe po ju tregojmë që s’jemi as si Rama dhe as si Saliu”.

Kush mori pjesë në mbledhje

1) Emilia Koliqi

2) Flamur Hoxha

3) Zheni Gjergji

4)Kreshnik Collaku

5) Kastriot Piroli

6) Merita Bakiu

7) Sajmir Korreshi

8)  Eralda Tase Bane

9) Selaudin Jakupllari

10) Jorida Tabaku

11) Lefter Geshtenja

12) Ferdinand Xhaferaj

13) Arbi Agalliu

14) Gazmend Bardhi

15) Enkelejd Alibeaj

16) Dhurata Çupi

17) Andia Ulliri

18) Bledion Nallbati

19) Orjola Pampuri

20) Dashnor Sula


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë