Masa e caktuar ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit, ka shkaktuar debat në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u shpreh se i ka dërguar një letër Vlora Hysenit dhe ka ftuar institucionet ligjzbatuese të marrin përgjigjet e saj në Parlament.
Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Bledi Çuçi kërkoi që kjo çështje t’i lihej drejtësisë dhe të vazhdohej me rendin e ditës.
“Aty ku jeni ju sot, ka qenë edhe Vlora Hyseni, kreu i SHISH, të cilës i kam dërguar këtë letër, ku e pyes konkretisht nëse ka pasur kontakt me Ergys Agasin, datë 26.01.2026. Institucionet ligjzbatuese janë të mirëpritura në Parlament dhe të marrin përgjigjet që ka dhënë Vlora Hyseni. Është e paprecedentë që kreu i SHISH të jetë e lidhur me grupe kriminale. Për të njëjtën çështje është larguar nga Kosova. Në vend që të ishte kriter për të mos i dhënë post të rëndësishëm, Edi Rama ja dha këtë post”, tha Balliu.
Ndërsa Çuçi tha se institucionet nuk janë emrat e përvetshëm, ato kanë strukturat dhe sistemet e veta. “Përgjegjësia personale është e gjithkujt që merr përsipër të ushtrojë një funksion publik. Çdo person është i pafajshëm derisa të shpallet i fajshëm nga sistemi i drejtësisë. Unë mendoj që më shumë se kurrë, sot ne duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet që funksionon ku pushtetet brenda republikës janë krejtësisht të pavarura dhe balancojnë njëra-tjetrën”.
Balliu tha se “fakti që ne kemi që në 2023-shin për lidhjet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, mos të vazhdojmë e të presim. Informacionet e shëtit kanë hyrë te kartelet e drogës”.
Ndërsa Balliu po fliste, Çuçi, tha se këto t’ia lëmë drejtësisë.
“Ta dëgjojmë deri në fund drejtësinë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje