Politike

Data për negociatat mësohet sot? Sinjale pozitive nga Madridi dhe Brukseli

Një vendim pozitiv për hapjen e negociatave dhe caktimin e një date mund të merret brenda pak ditësh, ndoshta edhe këtë të enjte.

“Mbase sot lajmi i mirë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook, duke shenjuar një video ku shihet duke biseduar me Presidentin bullgar, Rumen Radev.

Bullgaria ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, por Shkupi e cilësoi propozimin e miratuar në parlamentin e Sofjes si të shtrembëruar dhe ka propozuar disa amendime, afati i të cilave skandon këtë të enjte.

Nuk dihet fati i amendimeve maqedonase, apo nëse Shkupi do të pranojë nisjen e negociatave pa iu miratuar ndryshimet që kërkon në propozimin francez të votuar nga Bullgaria. Por, BE mund të shtyjë përpara, të paktën sipas burimeve që diplomatike të Brukselit të cituara nga Euractiv.

Burimet thonë se Franca nuk po kërkon thjesht caktimin e një date, por edhe përcaktimin e kapitujve negociues nga ku do të nisë puna e konferencës së parë ndërqeveritare.

Në total janë 35 kapituj dhe për secilin prej tyre vendet anëtare kanë të drejtë vetoje për hapjen, apo mbylljen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë